Berisha-vëzhguesve të KiE:Anëtarët e
dorëhequr nga KQZ mund të kthehen
Kryeministri Berisha është takuar pasditen e sotme me delegacionin e Vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Tiranë. Në takim u theksua rëndësia e mirëfunksionimit të KQZ dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor.
TIRANE- Kryeministri Berisha është takuar pasditen e sotme me delegacionin e Vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Tiranë. Në takim u theksua rëndësia e mirëfunksionimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor.
Kreu i qeverisë, ka siguruar delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, se, “në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në
KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë menjëherë për të ushtruar funksionet e tyre në përputhje të plotë më Kushtetutën dhe kuadrin ligjor që rregullon zgjedhjet në Shqipëri, i cili është miratuar me konsensus të plotë duke implementuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe i bazuar tërësisht në sugjerimet e opozitës shqiptare”.
Ndërkaq, si alternativë, Kryeministri theksoi se “mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t'i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme”.
Gjatë takimit theksi u vu edhe tek rëndësia e pranimit të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit nga të gjitha palët, për të mos përsëritur situatën e vitit 2009.
Berisha tha se “qeveria shqiptare do të bëj çdo gjë në dorën e saj për të garantuar një proces zgjedhor në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.
Ndërkaq, parlamentarët e Këshillit të Europës vlerësuan “atmosferën e qetë politike dhe të civilizuar në të cilën po zhvillohet fushata elektorale, ku partitë politike po shpalosin pikëpamjet e tyre dhe aspektet e programit të tyre në shërbim të qytetarëve për mandatin e ardhshëm qeverisës, dhe nivelit të lartë të transparencës mediatike të përgjithshme në të cilat po zhvillohet kjo garë elektorale”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44