Berisha: Vendimet e Ramës - një
"tollovi" me shkelje të Kushtetutës

TIRANË – Deputeti demokrat Sali Berisha ka ngritur sot një pyetje për mbështetësit e tij në Fb: “Vendimet e qeverisë “Rama”, paranojë apo tollovi?” shkruan ai, duke analizuar vendimet që janë marrë nga qeveria e re në dy mbledhjet e saj të para.

Analizën e tij, këtyre vendimeve, Berisha e ka mbështetur tek Kushtetuta dhe nenet përkatëse të saj për çdonjerin prej tyre.

Ai shkruan: “Në dy mbledhjet e saj, Qeveria ka marrë 6 vendime, duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjin 9000, mbi veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, konkretisht:

1. Me vendimin për heqjen e fotos së Presidentit, u dhunua neni 106, pika1.
2. Me vendimin për bllokimin e importit të plehrave, u shkel neni 118 i Kushtetutës, pika 1.
3. Me vendimin për caktimin e fondeve për Ministrinë e Energjitikës, dhunon Kushtetutën, nenin 160, pika 1 dhe ligjin e buxhetit, që përcaktojnë se është Parlamenti me ligje dhe jo qeveria ajo, që mund të ndryshojë buxhetin gjatë vitit financiar.

Tre vendimet e mbledhjes së mbajtur vetëm 10 minuta pas betimit,” – thekson ish-Kryeministri, - “janë në shkelje flagrante të ligjit 9000, të neneve 15; 22; 23; 24, përkatësisht për rendin e ditës, për hartimin, për përmbajtjen, për paraqitjen e akteve të mbledhjes së !everisë.

Kështu, që të tre vendimet sipas nenit 116 pika (c) e Kodit të Proçedurës Administrative, janë absolutisht të pavlefshëm.”

Në fund, ish-kreu i Qeverisë ngre një pikëpyetje nëse kjo sjellje e qeverisë është paranojë apo tollovi duke i hapur rrugën kështu, përgjigjeve dhe komenteve nga qindra qytetarë që e pasojnë në “Facebook”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO