Berisha ka sulmuar direkt kryeministrin Edi Rama, teksa shkruan në “Facebook” se ka dhënë urdhër për të fshehur krimin e shëmtuar ndaj trashëgimisë kulturore në Butrint. Duke postuar nga video, ish-kryeministri tregon ndërtimet që po kryhen në park, të denoncuara prej kohësh nga Report Tv.
“Rama urdhër për të fshehur ndaj publikut dhe mediave krimin e shëmtuar ndaj trashëgimisë kulturore në Butrint! Shikoni videon. sb”, shkruan Berisha.