Ish kryeministri, Sali Berisha nga Pogradeci, akuzoi kryeministrin, Edi Rama se po bënte përpkjekje antikushtetuese për të penguar opozitën që të hyjë në zgjedhje duke iu referuar vendimit më të fundit të gjykatës së Apelit në 3 mars që dërgoi për rigjykim çështjen që do të vulosë fatin e drejtimit të PD-së.
Berisha tha se do të merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit dhe do të fitonte, duke mos bërë të qartë nën cilën sigël do të regjistrohet në zgjedhje nëse KAS lë në fuqi vendimin e KQZ për mospranimin e kërkesës së tij për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, me arsyetimin se Lulzim Basha është kryetar i ligjshëm.
“Po bëhet një përpjekje anti kushtetuese për të përjashtuar forcën kryesore opozitare nga zgjedhjet. Bëhet përpjekje për të konsoliduar monizmin. Në asnjë vend të botës së lirë, akte të tilla nuk kanë ndodhur. Jo vetëm që do të marrim pjesë në zgjedhje me kandidatët tanë të lirisë por do të shkojmë drejt përmbysjes së monizmit të Edi Ramës”
Kreu i Rithemelimit nuk la pa akuzuar edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim për të cilën tha se në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama ishte përfshirë për të penguar që opozita të hyjë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai tha se ka edhe dokumente zyrtare që faktonin përfshirjen e Yuri Kim në përpjekjet për skenarin kundër opozitës shqiptare.
“Ajo bashkë me Edi Ramën janë përpjekur të lënë Shqipërinë pa opozitë në zgjedhjet lokale. Yuri Kim nuk thotë asnjë fjalë prej dy muajsh për një ndër superskandalet më të mëdha. Hesht sepse ka qenë vetë e zhytur në skenarin e luftës kundër opozitës. Ka qenë vetë e përfshirë dhe për këtë kemi dokumenta zyrtare. Por këto projekte dështuan”- shtoi Berisha.
Gjatë takimit të tij në Pogradec në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha prezantoi kandidatin Zini Tollozhina për kreun e bashkisë së këtij qyteti.
-
Po per kete temin ke gje mo?
Përgjigju -
Se marr vesh ca pretendo ky kur te gjith e dim qe eshte kriminel
Përgjigju -
Nje muhabet ka Saliu shkret,me vjen keq qe srri dot pa permend Ramen
Përgjigju -
Sa njeri i lige qe je
Përgjigju -
O non grada shko fli gjume
Përgjigju -
O Salih, vajte 80 vjet e prap funderrine e ppsh ngele. Ne 32 vjet, vetem vllavrasje, dhune, vrasje e shtypje ke ndjellur e ushtruar. O njeri i peshtire, dhe kur te jesh me nje kembe ne varr, prap klithma do besh
Përgjigju -
ngele duke u mar me ramen.Shko zgjidh njeher hallet qe ke ne partine tende
Përgjigju -
Ti ske muhabet tjeter o sali po shko na le rehat
Përgjigju -
Po ja se me ty do merren te gjith o Sali,ste beson kush
Përgjigju -
ore ti meriton qelin o kriminel
Përgjigju -
Po ja e shef se skane pune tjeter ata me ty do merren.
Përgjigju -
Po si nuk u lodh ky berisha,vetem akuza di te bej,e shkaterroi kete vend.
Përgjigju-
Kur ke dokumenta mor sali pse nuk i çon ne shtepine e bardhe ne amerike more ditezi ?po pergjigja nga franca te erdhi? e fitove gjyqin ? ti nuk heq dore nga genjeshtrat o kriminel .
-











Komente
Komento