TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha është prononcuar në rrjetin social “Facebook” në lidhje me vrasjen makabre, mbrëmjen e djeshme, të dy të moshuarave në qytetin e Durrësit.
Sipas ish-kreut të PD, deputetit Berisha, kjo ngjarje është “dëshmia e radhës e revanshit të papërmbajtur të krimit mbi rendin dhe sigurinë e qytetarëve” dhe gjithashtu “është një aktakuzë tjetër ndaj byrazerit të krimit, Edvin Kristaq Ramës dhe zëdhënësit të tij për rendin Tahiri”.
Berisha, me postimin e tij me nota të forta, nuk ndalet me kaq por gjithashtu akuzon kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta për lidhje me bandat, përpara se të distancohet dhe të dënojë këtë krim që ka tronditur mbarë opinionin publik.
Më poshtë postimi i plotë në "Facebook" i deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berisha
“Nje krim horror. Dy gra, zonja te moshuara, masakrohen barbarisht ne banesen e tyre ne Durres.
Te dashur miq, nje krim horror ka ndodhur mbreme ne qytetin e Durresit. Dy zonja te moshuara jane lidhur dhe mbytur barbarisht gjate nates ne banesen e tyre. Ky eshte nje krim monstruoz qe ka tronditur Durresin dhe mbare Shqiperine, deshmia e radhes e revanshit te papermbajtur te krimit mbi rendin dhe sigurine e qytetareve, ne zemer te qyteteve tona dhe ne mbare vendin. Kjo ngjarje mizore eshte nje aktakuze tjeter ndaj byrazerit te krimit, Edvin Kristaq Rames dhe zedhenesit te tij per rendin Tahiri, qe me lidhjet e tyre jane mbrojtje dhe inkurajim i madh per mafien dhe krimin qe vetem dy ditet e fundit kane goditur me te gjitha mjetet; tritol, kallashnikov, çekic, litar, ne Vlore, Tirane, Durres e kudo.
Me qeverine Rama - Meta nuk ka dhe nuk do kete rend dhe siguri. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim makaber, denoj qeverine Rama - Meta, lidhjet e tyre me bandat, cinizmin e tyre te zevendesimit te mungeses se rendit dhe te sigurise me suksese imagjinare dhe statistika fallco te kriminalitetit te papermbajtur! Sb”
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com