Berisha ‘vret’ për të dytë herë gardën e vjetër të PD, si po e përdor ndëshkimin e ish-bashkëpunëtorëve me dorën e tij në luftën kundër Bashës për të rimarrë partinë

Berisha ‘vret’ për të dytë herë gardën e vjetër të PD, si po e përdor ndëshkimin e ish-bashkëpunëtorëve me dorën e tij në luftën kundër Bashës për të rimarrë partinë

Sali Berisha i shpalli luftë Lulzim Bashës ditën kur ‘biri i tij politik’, nën presionin e SHBA, kërkoi largimin e Berishës dhe Familjes së tij nga ‘qafa’ e Partisë Demokratike. Askush nuk ka pasur dhe nuk ka një fije dyshimi se Lulzim Basha është një produkt politik i Sali Berishës, i cili pas rrëzimit nga pushteti në 2013, i besoi administrimin e Partisë Demokratike, një lëvizje kjo taktike për kontrollin e partisë tashmë përmes një të besuari të Familjes.

Ky raport varësie politike u konfirmua edhe nga vetë Berisha dje kur deklaroi se “Ne jemi mbledhur së pari për të kërkuar një ndjesë publike. Këto ditë kam takime me demokratë nga mëngjesi deri në darkë. Të gjithë më kanë thënë hapur se atë nuk e kemi dashur, por e kemi mbështetur sepse e mbështet Doktori. Ua them me sinqeritet absolut se me këtë përmasa nuk e njihja atë”.

Gjatë 8 viteve, Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën, humbi në të gjitha betejat elektorale. Sali Berisha nuk artikuloi qoftë edhe një kritikë, madje e mbështeti Bashën pas çdo humbje, duke përsëritur alibinë e deformimit të zgjedhjeve. Pra, humbjet në zgjedhjeve nuk kishin rëndësi, mjaftonte që Basha të mbetej një i besuar për Familjen, për kontrollin e PD-së përmes tij.

Lulzim Basha humbi besimin e Berishës, u shpall tradhtar, humbës serial, komplotist etj., në momentin që tentoi të ndahej nga Familja Basha. Në përpjekje për të diskretituar Bashës dhe fituar një mbështetje sa më të gjerë në parti, Sali Berisha akuzoi dje Bashën për përjashtimin dhe ndërprerjen e karrierës politike të ashtuquajturës ‘garda e vjetër’ e PD-së.

“Ndër vite largoi të gjithë bashkëpunëtorët e mi një e nga një. E kam parë, por kam heshtur. Kam menduar se do të ketë njerëzit e tij, qeverinë e tij... E ka thyer veten. Si e theu veten? E theu veten sepse kur bëri listat në 2017 i ekzekutoi politikisht eksponentë e PD me pritë, pa u thënë asnjë fjalë, e morën vesh nga radiot se nuk janë në lista”.

Sali Berisha po ekzekuton për të dytë herë politikisht gardën e vjetër të Partisë Demokratike. Herën e parë i eliminoi politikisht me dorën e Lulzim Bashës. Sot, ndëshkimin e tyre politik, po e përdor në funksion të planit të tij, për rrëzuar Bashën dhe rimarrë kontrollin mbi partinë.

Figurat politike të Partisë Demokratike, bashkëpunëtorë të Berishës, janë mënjanuar nga PD-ja në tre faza; në vitin 2013, vitin 2017 dhe vitin 2021. Përjashtimet në vitin 2013 janë udhëhequr nga Berisha në skenë, ndërsa ‘ndëshkimet’ në vitin 2017 dhe 2021 janë udhëhequr po nga Berisha, por në prapaskenë. Në qershor të vitit 2013, Berisha u ndërpreu karrierën politike, për arsye që dihen tashmë, 33 figurave politike, mes të cilëve Ilir Rusmali, Fatos Hoxha, Viktor Gumi, Selami Xhepa, Fatos Beja, Ramiz Çobaj etj.

Në maj të 2017, Lulzim Basha, me miratimin e Berishës, mënjanoi nga partia Jozefina Topallin,

Astrit Patozin, Majlinda Bregun, Genc Rulin, Ridvan Boden, Arben Imamin, Eduard Selamin, Sherefedin Shehun, Myqerem Tafajn Fabian, Leonard Ollin, Keltis Krujën, Suzana Guxhollin, Endira Bushatin, Valbona Mezinin, Edith Harxhin etj.

Në vitin 2019 dhe 2021, Lulzim Basha, me miratimin e Berishës, përjashtoi nga partia Rudina Hajdarin dhe Mysim Murrizin, ndërsa goditi politikisht Bujar Nishanin, Arben Ristanin, Halim Kosovën, Genc Pollon etj.

A mundet që Basha të eliminonte politikisht bashkëpunëtorët e Berishës pa miratimin e këtij të fundit?!

Nëse po, pse nuk Basha ka larguar edhe Edi Palokën, Aldo Bumçin, Flamur Nokën, Alfred Rushajn, Gent Strazimirin, Albana Vokshin, Oerd Bylykbashin, Xhelal Mziun etj., që të gjithë bashkëpunëtor të Berishës?!

Në nisje të aksionit për të rrëzuar Bashën, Berisha synon të krijojë bindjen se Basha i ka marrë vendimet me kokën e tij, përfshirë edhe ndëshkimin politik të ish bashkëpunëtorëve të tij. Por, duke rrëfyer detaje nga momentet kyçe të vendimmarrjeve të Bashës, Berisha konfirmon të kundërtën, pra që çdo vendim i Bashës, reflekton vullnetin e Berishës.

Berisha konfirmoi rolin e tij të padiskutueshëm në të gjitha aksionet e PD-së me në krye Bashën, në djegien e mandateve, protestat, bojkotin e zgjedhjeve lokale deri tek konsultimi me kompaninë që ka ideuar dhe menaxhuar fushatën e fundit elektorale të PD. Duket qartë se i vetmi vendim i Lulzim Bashës jashtë vullnetit të Berishës është ai i 9 shtatorit 2021 , për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së dhe rrjedhimisht nga partia.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 18/09/2021 07:07

    Berisha duhet te shkon,sic eshte ni sur rruges pakt him ne politike,Por,jo i vetem,bashke me garden e vjeter.sepse ata ishin bashke dhe per perfaer t dhe jane dhe mbeten bashke edhe ne kete "rrugetim' te largimit nga skena politike.

    Përgjigju
  • Ben: 17/09/2021 16:26

    Gazetari duhet te shtonte edhe kete,qe te hequrit,e dine shume mire qe i ka hequr Sala,por nuk e akuzojne kurre ate,genjejne veten se Sala i do.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat