ELBASAN - Kryeministri Berisha dje në Elbasan përpara arsimtarëve të këtij rrethi ka zbërthyer në detaje “manifestin” komunist të Karl Marksit dhe Frederik Engelsit. Teksa ka sulmuar kreun socialist Rama për taksën progresive, ai ka gjetur pikërisht pikën e manifestit komunist që bën fjalë për taksën progresive, madje të rëndën fare, pikërisht atë që kërkon Rama.
Berisha garantoi se rritja e pagave e mësuesve do bëhet çdo vit, por me paratë e taksapaguesve dhe jo të borxhit. “Grupet e Harvardit e grupe të tjera deklarojnë se taksa e sheshtë është taksa që i afrohet taksës ideale më shumë se çdo taksë tjetër.
Për t’ju bindur se nga vjen taksa progresive, po citoj pikën e dytë të Manifestit të Karl Marksit. Pika e parë thotë: në vendet e zhvilluara duhet të aplikohet heqja e pronësisë mbi tokën. Pika e dytë: taksë e rëndë progresive. Me këto taksa do ndërtojnë Shqipërinë?! I ka mbetur mendja tek daja i vet”, është shprehur dje në Elbasan Berisha.
“Sot ulem këtu si një ish-nxënës, si një gjysh, si një qytetar. Thoni ankesat. Ju sot jeni kryeministrat e mi”, u shpreh Berisha. Shprehje e cila me sa duket do shërbejë si bazë mbi të cilën do ngrihet tërë fushata elektorale.
Reagon menjëherë Rama. Rama e ka nisur në Twitter me një fabul, shënimin e tij: “Pyet bujku: A do kemi gjimnaz këtu? Këshilli i Ministrave: Absolutisht! Gjimnazin më të bukur do keni! Gënjeshtrat, i vetmi ilaç i qeverisë për Shqipërinë, që vuan”.

(Berisha në takimin e djeshëm në Elbasan)
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com