Berisha "zbulon" 3 qytetet më
të rrezikuara nga kriminelët

Berisha të rrezikuara nga kriminelët">
Akuza të forta janë bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha për krimin dhe bandat që kontrollojnë vendin. Berisha ka listuar disa nga qytetet më të rrezikuara nga kriminelët, që sipas tij, pas Elbasanit situata është e vështirë dhe në Shkodër e Vlorë.

Duke shënjestruar direkt Edi Ramën, Berisha tha jashtë dyerve të Kuvendit se ai është në krye të Meduzës së krimit të organizuar.
 
"Po del e qartë çdo ditë si drita e diellit se Shqipëria është në darën e tmerrshme, në sundimin e plotë të drogës, qeveritarëve të krimit. Në këtë kontekst, dua t’iu them se ajo që shpërtheu në Elbasan dy herë mos tre më agresive është në Shkodër, qytet nga i cili po ikin biznesmenët, po i dorëzojnë krimit bizneset, sepse serial-killerat dhe trafikantët në Shkodër bëjnë ligjin në çdo sekond. Vlorën e patë vetë në ç’katandisje është. Pra, Shqipëria ka një krye të Meduzës së krimit të organizuar dhe kreu i Meduzës është Edi Rama dhe çdo deklaratë që i devijon kësaj nuk  e ndihmon luftën ndaj krimit, por i jep strehë atij që është koka e Meduzës. Për mua kumbara i Shqipërisë është Edi Rama, sepse kur iu kërkua të mos vendosë Artur Bushin, e vendosi. Është Rama që iu tha shqiptarëve se burrë më të ndershëm se Elvis Rroshi nuk ka", tha Berisha. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin