
Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë takimit të tij me simpatizantët demokratë në Lezhë tha se do të realizonte rrëzimin e Ramës nga pushteti nëpërmjet 3 mënyrave, ‘me votë, me protesta dhe mosbindje civile’.
“Edvin të jap fjalën e nderit që do të përzëmë me votë e protesta, me votë e mosbindje civile, ne monizmin tënd do ta mundim me çdo kusht. Rama hyri në një lojë makbethiane për të mos lejuar PD të hyjnë në zgjedhje sepse është i mundur. I bëj thirrje çdo demokrati të mendojë, koha është të bashkohemi sot më shumë se kurrë” – u shpreh Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha në Lezhë: Ramës i jap fjalën e nderit se do ta përzëmë me protesta dhe mosbindje civile! Ai nuk do që PD të hyjë në zgjedhje












