Ish kryeministri, Sali Berisha o zotua në Lezhë se do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti jo vetëm me votë por edhe me mosbindje civile. Gjatë prezantimit të Pashk Gjonit si kandidat i Rithemelimit për bashkinë e Lezhës, Berisha kërkoi që të gjithë demokratët të cilët ende nuk kanë zgjedhur rrugën e tyre, të vendosin në ditët në vijim.
Ai vijoi akuzat ndaj kreut të qeverisë, duke thënë se me qëllimin për të mos lënë Partinë Demokratike të marrë pjesë në zgjedhje, ka marrë peng Alibeajn dhe Bashën.
“Edi Rama, të jap fjalën e nderit që do të përzëmë me votë dhe me protesta, me votë dhe mosbindje civile! Monizmin tënd do ta përmbysim me çdo kusht. Edi Rama me 2 pengje të veta, hyri në një lojë makbethiane për të mos lejuar PD-në të marrë pjesë në zgjedhje sepse ai e di që është i mundur. U them demorkatëve, u bëj thirrje në mënyrën më miqësore. Të mendojnë, koha është të bashkohemi sot më shumë se kurrë në fitore. Demokratët që akoma nuk kanë bërë vendimin, janë të ftuar të mendojnë nëse janë me Shqipërinë apo me Edi Ramën dhe pengjet e tij. Ne jemi të bindur, në zgjedhjen e tyre, në mençurinë e tyre. Orteku elektoral i kësaj pranvere do njohë disfatën më të thellë të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale”-tha Berisha.
Gjatë mbërritjes së tij, superstrada Lezhë-Milot u bllokua për disa minuta si pasojë e trafikut të shkaktuar. Simpatizantët demokratë e pritën ish-kryeministrin Sali Berisha me fishekzjarre.
Ndërkohë ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se kryetar i Partisë Demokratike është Lulzim Basha dhe jo Sali Berisha dhe për këtë arsye nuk pranoi kërkesën që grupimi i Rithemelimit bëri për t’u regjistruar në zgjedhje nën logon e PD-së.
Nga ana tjetër, KQZ nuk pranoi as kërkesën e grupimit të Alibeajt për regjistrim në zgjedhje me argumentin se dokumentacioni i dorëzuar nuk është i plotë pasi nuk është në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë takimit të tij me simpatizantët demokratë në Lezhë tha se do të realizonte rrëzimin e Ramës nga pushteti nëpërmjet 3 mënyrave, ‘me votë, me protesta dhe mosbindje civile’.
“Edvin të jap fjalën e nderit që do të përzëmë me votë e protesta, me votë e mosbindje civile, ne monizmin tënd do ta mundim me çdo kusht. Rama hyri në një lojë makbethiane për të mos lejuar PD të hyjnë në zgjedhje sepse është i mundur. I bëj thirrje çdo demokrati të mendojë, koha është të bashkohemi sot më shumë se kurrë” – u shpreh Berisha.
Su lodh duke kercenuar dhe ne fund edhe Iliri e la .Opozita ne vend eshte domosdoshmeri jo loj qefesh sic bejn keta.10 veta te sakt do partia dhe vazhdon puna po keta te tere tallen dhe shperdorojne leket qe u jepet nga buxheti si per rrogat dhe per shpenzimet e partis.Me e bukura eshte se kerkojn dhe llogari se u jane shkelur te drejtat! Nuk ju interesojn hallet e vendit po perrallat qe ju tregon Kokalari nga Amerika.Po ishalla u gjenden gembet te gjitha atyre intrigave amerikane e te na bien veshet rehat!
PërgjigjuO Sali Bajga Edi Rama ta ka RRAS ty e ta ka plas sa ti spo di nga shkon e sdi ça flet. Se ti je diskretituar e je i mar fund o plaku gërmuq plak hajdut.
PërgjigjuPo behesh 80 vjec dhe je akoma shpellar e komunist i pandreqshem.Shteti funksionon me gjykata, me rregulla dhe jo me deshira sic beje kur ishe ne fuqi, edhe prokuror, edhe qeveri, eshe SHIK, edhe ekzekutor. Tani te ka ngelur vetem te kryesh akte eliminimi (sic i ke kryer, Remzi Hoxha, Kosta Trebicka, Edi Rama qe e cove ne prag te vdekjes). Por tani nuk ta mban, je bere si cope lecke e konsumuar, e qelbur. Po ta mbajti e di mire se cfare te pret, ty, familjen tende. Harrova, si shkoi gjyqi me Blinken, do ta hapesh, apo jo. Po ai pseudogazetari Robert Papa qe "raporton" nga USA per McGonigal, nuk ndihet. Ai nuk eshte gazetar ne Amerike, gazetaret jane te aprovuar, mbajne Badge ne qafe se kujt institucioni i takojne, jane te aprovuar. Ai del ne shkallet e ndonje institucioni dhe raporton andej, duke na thene genjeshtra, takova kete kongresmen e ate senator. Po mashtrues mbete tere jeten. Qeveria duhet te veproje te beje ankese kundrejt mashtruesve.