Berisha: Zgjedhjet i humbi PD
Rama-Meta prostitucion politik

Berisha: Zgjedhjet i humbi PD<br />Rama-Meta prostitucion politik
TIRANE - Lideri historik i së djathtës Sali Berisha në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët nuk është fshehur pas justifikimeve por ka pranuar se PD i ka humbur zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Për këtë ai kërkon një analizë të plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive për këtë rezultat. Por nga ana tjetër, më i “plagosuri” prej votës qytetare sipas ish-kryeministrit Berisha, doli Edi Rama. Këto zgjedhje sipas Berishën, treguan se koalicioni qeverisës mes dy aleatëve më të mëdhenj PS-LSI nuk ishte i ndershëm madje shkoi deri aty sa e quajti “prostitucion politik”. 

Ne kete konference Berisha bëri oponencë mbi bilancin e qeverisë për 600 ditët e qeverisjes së majtë. Berisha i cili herë e ndante analizën e tij për 300 ditët e dyta dhe herë në arritjet në tërësi të qeverisë “Rama”, tha se dështimet e qeverisë janë thirrje për revolucion demokratik. 

Politikat e Ramës sipas tij çuan FMN në vendimin ekstrem për largimin nga Shqipëria. Ndonëse shpesh ka pasur qëndrime kritike ndaj FMN Berisha kishte një apel për këtë institucion ndërkombëtar. “Nuk duhet të largohet”.
 

Zgjedhjet vendore, Berisha: PD i humbi, por Rama u plagos rëndë
Në këndvështrimin e ish-kryeministrit Berisha zgjedhjet vendore të 20150-ës ishte PD ajo që i humbi, por sipas tij më i lënduari prej tyre doli shefi i qeverisë Edi Rama, duke ju referuar këtu rënies së votave krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në 2013-ën.
 
“Zgjedhjet normalisht i humbi PD, i plagosur rëndë nga zgjedhjet doli Edi Rama, më rëndë nga të gjithë e ndoshta në mënyrë të pariparueshme. PD i humbi zgjedhjet them unë në vlerësimin tim, Edi Rama u plagos. Ai është kryeministër që ka përgjegjësitë për atë që ndodhi në zgjedhje. Zbritja nga 1 milionë e 400 mijëshi është tmerr për të, harrojeni se e merr më veten ai. I plagosur i pakallur është Edi Rama. Pyeteni pse nuk po këndon fitore? Se nuk bën dot. Uroj që edhe PD të bëjë një analizë të gjithanshme dhe të ngrihet fuqishëm në lartësinë e misionit të saj dhe kam besim që do ta bëjë këtë analizë. Ato që thash për zgjedhjet nuk përjashtojnë pretendimet tuaja por nuk mund të mohohen se janë flagrante në zgjedhje. Unë kam qenë i hapur kur kam qenë kryeministër kam thënë administrata le të marrë pjesë në zgjedhje, por nuk kam lejuar që reparte ushtarake policia e burgjeve të përdoren si infrastrukturë për zgjedhjet. Në zgjedhjet e 2009 pati defekte teknike por jo përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve qeveria”, tha ish-lideri demokrat.
 
"Koalicioni Rama-Meta prostitucion politik"
Këto zgjedhje sipas Berishën, treguan se koalicioni qeverisës mes dy aleatëve më të mëdhenj PS-LSI nuk ishte i ndershëm madje shkoi deri aty sa e quajti “prostitucion politik”
 
“Socialistët nuk e ndoqën dot Ramën dhe mbeti në klasë në Kukës Pogradec, e me radhë. Zgjedhjet treguan se kemi të bëjmë me një prostitucion politik, nuk ishte martesë se nuk i besojnë njëri tjetrin. Por politikisht prostituojnë dhe le të vazhdojnë”, tha Berisha.
 
Arsimi i lartë, Berisha: Sa më parë protesta të fuqishme
Ligji i ri i arsimit të lartë i cili pret ende firmën e dekretimit nga presidenti Nishani, sipas kreut të qeverisë është një arsye për të nisur protestat popullore kundër qeverisë.
 
“E dëgjuat si foli për pedagogët? Unë nuk them se nuk ka të korruptuar por aty janë shtretërit e intelektualitetit të kombit. Urrejtje të tillë e bën vetëm njeriu që ka deficit të madh në shkollim. Duhet sa më parë të organizohen protesta të fuqishme demokratike”, u shpreh Berisha.

Largimi i FMN nga Shqiperia
Ish-kryeministri, Sali Berisha edhe pse gjatë qeverisjes së vendit ka larguar FMN-në në përfundim të mandatit, ka bërë thirrje që të mos lejohet largimi i Fondit Monetar Monetar nga Shqipëria. Sipas Berishës prania e FMN-së është e nevojshme për të ruajtur stabilitetin financiar dhe për të kontrolluar borxhi.

“Ju i dini mirë mendimet dhe konsideratat e mia, por mos harroni që unë kam qenë në favor të angazhimit të FMN-së në Shqipëri me këtë qeveri. Pse? Sepse kjo qeveria kishte zero program ekonomik. Programi nuk ka asnjë objektiv mikro dhe makro ekonomikë. Raportin e bënte një mësues anglishtje që as anglishten nuk e flet mirë. E kam mirëprit angazhimin e FMN-së, politika synojnë stabilitetin financiar dhe kontrollin e borxhit.  Nuk di vend tjetër përveç Greqisë që të jetë largu fondi siç u largua nga qeveria. Pse u largua? Sepse klanet e klientelës qeveritare po përvetësonin në mënyrë të papërmbajtur të ardhurat nga dogana dhe tatimet. Deficitet më të mëdha janë në akciza. Dështimi me akcizat është dëshmia më flagrante e kapjes së një qeverie. Ekonomia është në pikiatë. Kam pas debat me atë por është momenti që ata duhen më shumë.  I bëj thirrje Bankës Botërore që të mos lejojë që lidhjet. Të ulet me opozitën me përfaqësues të opozitës për çdo kredi dhe hua që i jep Shqipërisë.

"600 diteshi i qeverise Rama i deshtuar" 
Berisha duke veçuar ngjarjet më domethënëse gjatë këtyre 600 ditëve akuzoi qeverinë se është përfshirë në largimin e Arben Frrokut nga Shqipëria për t’i shpëtuar dënimit me burg. Ai tha se Frroku mund fshihet në Kubë.

“Këto 300 ditë spikati më shumë se çdo gjë tjetër krimi në pushtet dhe pushteti i inkriminuar. Aktet të cilat faktojnë njëlloj si ën drite  e diellin lidhje ne e Edi Ramës me krimin, janë të qarta për çdo shqiptar. Kujtoj dosjen Meta-Doshi, urdhrin për lirimi ne trafikuat Bana, paraqitjen e tij para kombit me nënë e vrasësit të katërfishtë nuk kishte ndodh kurrë është jashtë çdo imagjinate dhe jo të viktimave të Kostandini të partisë. Fshehje të kërkesës së Belgjikës për ekstradimin e Mark Frrokut, si vrasës i dënuar me 10 vite nga gjykata e apelit të Brukselit. Shndërrimin e vendit në arenën kryesore të trafikut kokainës dhe heroinës. Lidhje e padiskutueshme me Hakmarrje për Drejtësi. Përcjellja për në Kubë (se ai mund të jetë dhe në Mal të Zi) e Arben Frrokut të nesërmen e birrës që piu me Edi Ramën në Pukë. Mbrojtje flagrante të kriminelëve të kandiduar në zgjedhjet lokale. SHBA denoncoi në raporton e trafikut të qenieve njerëzore praninë në parlament të deputeti të mbrojtur nga Edi Rama, Arben Ndokës të dënuar me 7 apo 8 vite. Përpjekje të ambasadorit të SHBA-ve për t’i dhënë rrugë procesit të dekriminalizimit pa asnjë tendencë partiake por strikt dhe thjeshtë në interes të qytetarëve. Qytetarët nuk meritojnë të kenë kriminelë në bashki apo administratë”, tha Berisha.

Punësimi
Duke komentuar shifrat e publikuara nga qeveria “Rama” për punësimin gjatë 300 ditëve të fundit, Berisha tha se shifrat nuk janë aspak të vërteta dhe se nuk tregojnë vendet e reja të punës. Ish-kryeministri tha se kemi të bëjmë me “shitje të sigurimeve shëndetësore” që nga qeveria cilësohen si punësime të reja. 

“Ky thotë se në 300 ditë u punësuan 104 mijë, ndërkohë që në Gjermani liderin ekonomik të Evropës me popullsi 80 milionë janë punësuar në vit 270 mijë. Do fillojnë gjermanët të punësohen në Shqipëri për të mos thënë italianë që në një vit kanë punësuar 122 mijë italianë”, tha Berisha.
 
Azilkërkuesit
Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe tek largimi masiv i shqiptarëve në drejtim të vendeve perëndimore me qëllim marrjen e statusit të azilantit. Sipas tij, eksodi është një “punë e qeverisë” pasi qytetarët janë larguar pasi u janë shkelur të drejtat.

“Rekord tjetër i 300 ditëve të Edi Ramës është eksodi. Pas 25 vitesh shqiptarët marrin rrugën e eksodit politik, azilit politik. Dhe arrijnë në 300 ditë të parakalojnë me dhjetëra kombet të tjera, të parakalojnë edhe siranët. Ne e kemi denoncuar. Është eksod i bërë nga duart e qeverisë.  Shqipëria në vitin 1992 kushte të ardhura 2400 dollarë për frymë. Sipas FMN për 2011 janë 11 mijë e 300 dollarë. Shqiptarët vërtetë kanë lëvizur por azil politik kanë kërkuar vetëm 250 në virin 2012, 1 mijë në vitin 2013. Në tre vite të marra së bashku pas heqjes së vizave katër herë më pak se muajin maj që kaloi. Pse? Së pari ka një njeri që vret shpresë. Ky është bërë shpresë killer. U them miqve të vijnë në Shqipëri dhe ta studiojnë se nuk është e thjeshtë. Atij që i prishet shtëpia në kundërshtim me ligjin a nuk i shkelje një e drejtë themelore. Ai që burgoset pa asnjë a nuk i dhunohet atij një e drejtë. Largohen atyre që u shkelet e drejta. Atyre që u hiqet ndihma ekonomike. Unë jam kundërshtar i largimit: U them kurrë mos u largoni. Nuk do të zgjidhet ky probleme pa u studiuar shkaqet”, tha ai.
 
Infrastruktura
Duke komentuar arritjet e qeverisë nga marrje e pushtetit pas zgjedhjeve të vitit 2013, Berisha u shpreh se nuk është realizuar asnjë projekt infrastrukturor. Berisha tha se arritjet e vetme të qeverisë janë ndërtimi i tre shatërvanëve.

“Çfarë nderoi qeveria në 600 ditë? Nuk ka realizuar asnjë premtim. Nuk është e zonja të tregojë as gjë tjetër përveç tre-katër shatërvanëve. 600 ditë nuk mjaftuan për të ndërtuar 15 km rruga Lushnjë-Berat. Nuk kanë treguar dot një shkollë, një kopsht një spital të ndërtuar. Kurrë nuk ka ndaluar në këtë mënyrë zhvillimi në Shqipëri. Në 600 ditë nuk kanë firmosur as edhe një kontratë përveç atyre ku vjedhin paratë me koncesione. Që të gjitha janë trashëgimi e qeverisë së mëparshme. Çfarë ndodhi me autostradën Tiranë-Elbasan. Pse durrsakët janë pa ujë sot? Sepse tenderin duhet ta fitonte njeriu i Gjushit. Shqiptarë sot cilido që merr rrogë në shtetëror dhe privat marrin 12% më pak. Rrogat janë ulur me inflacion 6% por po të keni parasysh që 70% të shpenzimeve të mallrave të shportës ato janë rritur 12-15%”, deklaroi Berisha.

Për Vlahutin
"Një deklaratë e ambasadores së BE ishte për mua, shumë e pamend dhe e pagoditur në të cilën ajo veçse nuk inkurajonte pozitën të ecte në rrugën e  vet pa opozitën. Mediat e përcollën se nuk duhet konsensusi, por ishte nuk duhet marrëveshja. Dhe zonja që nxit një mungesë marrëveshje ndjek interesa të tjera nga ato që janë jetike për vendin. Cdo lëvizje në 15 vitet e fundit, çdo ndryshim i kodit zgjedhor, i kushtetutës, ligjet me 3.5 heqja e imunitetit janë bërë mbi bazën e marrëveshjeve.  Idea se nuk duhet marrëveshja dhe aq më tepër kur bëhet nga nëj ambasadore e cila kujton se është guvernatore nuk i shërben reformës. Unë gjykoj se ka nevojë për marrëveshje, me diktat nuk arrihet. Mashtrojnë ata që shqiptarë dhe të huaj që thonë se konsensusi nuk ka ecur ndonjëherë në këtë vend"

Redaksia Online
(f.s/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet