Berisha zotohet para bustit të Azem Hajdarit: Do e ngremë PD në pedestal, Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike

Berisha zotohet para bustit të Azem Hajdarit: Do e ngremë PD në pedestal, Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike

Berisha zotohet para bustit të Azem Hajdarit: Do e ngremë PD në pedestal, do përmbysim regjimin e pazareve

Në ceremoninë e zhvilluar nga lëvizja dhjetori '90 ku ishte i pranishëm dhe Sali Berisha, ky i fundit u zotua para figurës së Azem Hajdarit për ta rikthyer PD në piedestalin që ajo meriton.

"Erdha për t’u përulur me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar, të revolucionit demkratik të dhjetorit ’90, udhëheqësit të lëvizjes studentore, prijësit të asaj lëvizje, Azem Hajdarit. Si vëllait të tij, në ideale, në besnikëri, Besim Çerës, të cilët u ekzekutuan këtu 23 vite më parë nga fallangat me uniformë të qeverisë së PS-së. Azem Hajdari do jetojë përjetë si një symbol i kurajos dhe guximit të jashtëzakonshëm njerëzor. Do frymëzojë të rinjtë shqiptarë për të qëndruar në mbrojtje të lirisë dhe vlerave të saj. Askush në histori s’ka bërë për lirinë e shqiptarëve siç ka bërë Azem Hajdari. Nderimi sot i figurës së Azem Hajdarit merr një domethënie më të madhe se asnjëherë. Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj, ashtu si edhe PD.

Është në nderin dhe detyrën e demokratëve kudo që janë, të ngrihen, të ngrenë kokën lart. Trashëgimia e tyre u jep nder dhe frymëzim.

Një poshtërim i padëgjuar dhe i paparë ndonjëherë në historinë e PD ka ndodhur dhe jam i sigurt se anëtarët, mbështetësit, drejtuesit e të gjitha niveleve të PD do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin antistatutor, antiligjor, antidemokratik që atij që sot është në krye të PD por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, interesin e tij personal.

Ndaj dhe merreni këtu këtë prani sot edhe si një zotim para tribunit tonë legjendar që ne PD do ta ngremë në piedestalin që ajo meriton, që e ngriti ai me shokët e vet, me bashkëluftëtarët e vet, që demokratët dhe demokratet nuk ka forcë në botë që t'i mposhtë. Do ngrihen dhe do ecin të sigurt, më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë për të përmbysur regjimin e drogës, krimit, vjedhjeve, regjimin e pazareve," deklaroi Berisha.


Lajmi kryesor:

23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, grupimi 'Dhjetor 1990' homazhe pranë memorialit të tij, Berisha: Do jetojë përjetë! Zotohem para tij se do e ngremë PD në piedestal


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve