Berisha-Alibeaj 'autogol' me Xhaçkën, qeveria shpall investitor strategjik kompaninë e deputetit të PD! A do të kërkojnë heqjen e mandatit?

Berisha-Alibeaj 'autogol' me Xhaçkën, qeveria shpall investitor strategjik kompaninë e deputetit të PD! A do të kërkojnë heqjen e mandatit?

Fatjon Veizaj dhe dokumenti

Partia Demokratike me në krye Sali Berishën dhe pjesa tjetër me në krye Enkelejd Alibeajn kanë depozituar disa ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese dy padi të ndryshme, me objekt të njëjtë: Heqjen e mandatit parlamentar të deputetes Olta Xhaçka. Sipas tyre, ministrja e Jashtme dhe deputetja Olta Xhaçka gëzon njëkohësisht edhe statusin e partnerit strategjik për një investim në Himarë me vlerë 5.5 mln euro. Dy PD-të mendojnë se shpallja e kompanisë së bashkëshortit të Xhaçkës ‘investitor strategjik’, bie ndesh me nenin 7 të Kushtetutës që i ndalon deputetët që të përfitojnë fonde publike apo të përfitojnë pronë publike.

Por, me kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike është para një prove të fortë në raport me moralitetin politik dhe interesin publik. Një kompani e krijuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Fatjon Veizaj, i cili e ka kaluar formalisht në emrin e nipit të tij Evis Latifaj, është pjesë e një shoqërie private që ka fituar statusin e “investitorit strategjik” nga qeveria, për ndërtimin e një kompleksi turistik me vlerë 210 milionë euro në Gjirin e Lalzit.

Bëhet fjalë për kompaninë “Omnix Albania”, e cila në 18 korrik 2022 ka fituar me vendim qeveria statusin e investitorit strategjik. Kompania është në pronësi të Jamal Abdulsalam Mabuissa me 33 përqind, “Matriks Konstruksion” në pronësi të Alban Leskajt me 35 përqind; “Klar” në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Beshiri me 20 përqind dhe “RDA Petrol” në pronësi të Kujtim Kale dhe Evis Latifaj me 15 përqind.

Kompania “RDA Petrol” është themeluar në vitin 2013 nga deputeti i Partisë Demokratike, Fatjon Veizaj dhe Dorian Kale. Tre ditë para se të kompania të fitonte statusin e ‘investitorit strategjik’, deputeti i PD-së ia ka kaluar 50 % të aksioneve nipit të tij Evis Latifajt për rreth 500 mijë euro.

Evis Latifaj është një personazh pa ndonjë historik biznesi, për të justifikuar kapacitetin financiar për t’i shlyer deputetit të PD-së 500 mijë euro, gjatë tre viteve pas nënshkrimit të kontratës. Ky fakt krijon dyshime të forta për shitje formale të aksioneve dhe se përfitues real i një sipërfaqe prej 92 mijë m2 në pronësi të shtetit dhe 81 mijë m2 plazh. Deputeti i PD-së Fatjon Veizaj duket se ka përdorur Evis Latifaj si manovër ligjore, për të evituar pasojat që mund t’i vinin si përfitues i drejtpërdrejtë i pasurisë publike duke qenë deputet.

Rasti konkret është një gurë prove për dy Partitë Demokratike, me në krye Berishën dhe Alibeajt. A do të kërkojnë Berisha dhe Alibeaj heqjen e mandatit të deputetit për Fatjon Veizajn si përfitues i dyshuar real i pasurisë publike? Nëse Fatjon Veizaj formalisht mund ta mbrojë mandatin e tij, a do ta përjashtojnë Berisha dhe Alibeaj nga partia si përfitues real i pasurisë publike, përmes nipit, duke qenë deputet?

Lëvizja e aksioneve nga deputeti i PD-së 3 ditë para shpalljes së investitorit strategjik

Vendimi për shpalljen investitor strategjik të kompanisë së deputetit të PD-së

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 23/11/2022 07:05

    A mund te thote autori... ne porten e kujt shenojne deputetet...

    Përgjigju
  • Iris: 23/11/2022 04:24

    Do te ishte me mire qe te hetohej keq-perdorimi i titullit /investim strategjik/ dhe kushtet perse jepet.Kur thua /investim strategjik/,nenkupton vertet dicka me vlere strategjike per vendin,p.sh: nje hekurudhe,nje autostrade,nje port,nje kantier ndertimi anijesh,nje rafineri,nje kombinat,apo uzine,nje HCL i permasave te kaskades se Drinit,nje termocentral berthamor etj,jo nje rezort turistik.Kam pershtypjen qe nen titullin /investitor strategjik/,po abuzohet dhe keqas bile,sepse duket se eshte zgjedhur si menyre per te mbyllur cdo goje e mbuluar cdo abuzim bere per miq e donatore e perkrahes.

    Përgjigju
  • Miri: 22/11/2022 21:02

    Deputeti ka qene biznesmen i suksesshem para se te merrte mandatin. Basha kishte nuhatje per keto lloj njerezish dhe i afronte, kuptohet kundrejt marrjes dhe dhenies se dokumenteve. Jo pa qellim deputeti ka mbajtur qendrim asnjanes, as me Bashen dhe as me Saliun sepse ka patur hallin e investimit strategjim. Me i fituar ne kete mes ka dale Basha.

    Përgjigju
  • Eri: 22/11/2022 18:41

    Deputeti ne fjale ka ardhur nga biznesi ne politike dhe ka shume firma para se ti futej politikes jo si Xhacka hajdute me çisme

    Përgjigju
  • I dashur gazetar: 22/11/2022 18:31

    Po sikur të mos manipulonit mendjet e njerezve dhe titulli te ishte "Te gjithë hajdutë" apo jo i dashur gazetar ose bashkefajtor me keto plehra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja