
Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me militantë në Dropull ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Rama i cili me ironi fole për largim të ‘zorrës qorre’. Berisha tha se Rama flet me gjuhë halabaku.
“Ai shkon në Kavajë dhe përdor një gjuhë halabaku, sot në Elbasan e kishte filluar me ‘zorrën qorre’ e zorrën e trashë. Unë i them meqenëse je marrë me zorrën qorre, mbrëmë falë shkatërrimit që i ke bërë sistemit të shëndetësisë së këtij vendi, për herë të parë një i ri u detyruar të nisje nga Gjirokastra për të hequr ‘zorrën qorre’ në Tiranë. Ti që përpiqesh të fshehësh të zezat që i ke bërë këtij vendi. Ti detyrove një djalë të ri të sëmurë, të niset nga Gjirokastra për të operuar në Tiranë, apendicitin”, tha Berisha, teksa prezantoi kandidatin e koalicionit të tij me Metën për Bashkinë Dropull, Thanas Maneka.
Ish-Kryeministri akuzoi kryeministrin Edi Rama se në gjithë këto vite ka plaçkitur qytetarët shqiptarë.
Lajmi kryesor:
Habit Ilir Meta: Këta shkaktojnë trafik që makinat të harxhojnë karburant! E keni parë Ramën si kërcen? Mos u habisni kur të kërcejë edhe lakuriq









