Dje, kryeministri francez, Manuel Valls, i kërkoi ekonomisë së parë evropiane të marrë përsipër përgjegjësitë për rritjen ekonomike në zonën euro, në një fjalim para deputetëve francezë.
Parisi ka kërkuar disa herë këto muajt e fundit që Gjermania të investojë më shumë për nxitjen e rritjes ekonomike evropiane.
Martin Jager, zëdhënës i Schaubles përsëriti në një konferencë shtypi të qeverisë gjermane kushtet që duhet të mundësohen për Berlinin për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të krijuar vende pune në zonën euro, nëpërmjet reformave strukturore, konsolidimit të llogarive publike dhe investimeve të financuara nga fondet private.
"Ky është qëndrimi i ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schauble që do të mbajë gjatë samitit të ministrave të Financave të G20-s në Australi", theksoi Jager, pa përmendur kritikat franceze. "Ne do të investojnë tashmë në mënyrë thelbësore", shtoi ai./
/ec/ a.jor.
