Berlin, Hollond takon Merkel:
Greqia të mbetet në eurozonë

Berlin, Hollond takon Merkel:<br />Greqia të mbetet në eurozonë
BERLIN-  Franca dhe Gjermani duan që Greqia të mbesë në zonën Euro. Deklarata është bërë nga presidenti i Francës Francois Hollond menjëherë pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel mbrëmë në Berlin.

“Kam ardhur në Berlin për të përfaqësuar miqësinë mes dy vendeve. Së bashku me Gjermaninë duam të punojmë së bashku për të mirën e BE-së duke mobilizuar shtetet e tjera dhe duam që Greqia të rrijnë në zonën Euro”- deklaroi mbrëmë Hollond pas takimit me Angela Merkel, ku diskutimet ishin dominuara nga situata ekonomike në Evropë dhe kriza politike në Greqi.

“I dimë përgjegjësitë tona për Europën dhe do të gjejmë një zgjidhje.” Deklaroi nga ana e saj Merkel.

Për Hollond “Rritja ekonomike nuk është vetëm një fjalë për tu thënë por të zbatohet në vepra dhe realitet. “Në takimet e ardhshme do të vendosim të gjitha opsionet në tavolinë dhe do të vlerësojmë atë që mund të kontribuojë, në eurobond dhe investime, për ti kthyer më pas në konkluzione dhe në termat e nevojshëm juridik.”

Udhëtimi Hollond në Gjermani ishte shtyrë, pasi aeroplani i tij u godit nga rrufeja dhe ai ishte kthyer në Paris, për të fluturuar me aeroplan tjetër.

Fransua Holland, që është presidenti i parë socialist në 17 vitet e fundit, dje e mori presidencën nga paraardhësi i tij, Nikollas Sarkozi, politikan i krahut të djathtë. Pas vizitës në Gjermani, Presidenti Francez, Hollande do të fluturojë drejt Amerikës për të takuar Presidentin Barak Obama.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon