BERLIN - Kancelarja Gjermane Angela Merkel dhe Presidenti Joachin Gauck morën pjesë në manifestimin e organizuar nga një grup mysliman për të promovuar tolerancën dhe lirinë fetare në Gjermani.

Presidenti Gauk iu adresua manifestuesve në portën e Brandenburgut duke u thënë se ata janë të gjithë Gjermanë, duke shtuar se “Gjermania është bërë më diverse nëpërmjet emigrimit – nga ana e besimeve fetare, kultura dhe mentaliteti. Ky diversitet e ka bërë vendin më të suksesshëm, interesant dhe të pëlqyeshëm.”
 
Ndërsa drejtuesja e Këshillit Gjerman Mysliman, Aiman Mazyek, iu drejtua protestuesve duke thënë se “Të gjithë kërkojmë një Gjermani të hapur për botën, me një zemër të madhe, që përkrah lirinë e opinionit, të shtypit dhe fesë.”

Organizuesit e eventit dënuan sulmet e Parisit dhe shprehën solidaritet me viktimat e vrara nga sulmi terrorist. E gjithë gjermania është përfshirë paralelisht dhe nga protesta anti-islamike të realizuara nga organizata PEGIDA. Në protestën e të hënës ky grup mundi të mbledhë 25 mijë pjesëmarrës në Dresden, e mijëra të tjerë në qytete të ndryshme gjermane.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)