BERLIN - Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi sot Rusisë të zbatonte tërërisht marrëveshjen e armëpushimit me Ukrainën.
"Rusia duhet të japë një kontribut vendimtar për çtensionimin e situatës në lindje të Ukrainës", tha Merkel me anë të një deklarate për shtyp përpara takimit me presidentin rus, Vladimir Putin dhe homologun e tij ukrainas, Petro Poroshenko në samitin X të ASEM-it, që fillon sot punimet në Milano.
"Sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë janë të rëndësishme, por nuk duhet të kthehen në qëllin në vetvete", shton Merkel.
"Këto masa mund të vështirësojnë dialogun me Rusinë", thekson ajo.
"Ne nuk duam të kemi asnjë dyshim që shkelja e integritetit territorial të Ukrainës dhe e ligjit ndërkombëtar të ketë pasoja", thekson kancelarja gjermane, Angela Merkel./ATSH/