/ATSH-AFP/ - Ministria gjermane e Financave njoftoi sot se « po i përqendronte përpjekjet për një zgjidhje të krizës greke », duke u shprehur se nuk po përpiqet për një plan për rast mosshlyerjeje të borxheve, skenar i diskutuar haptazi nga kreditorët evropianë të Athinës.
« Ne po i përqendrojmë përpjekjet në një zgjidhje të krizës greke në kuadrin e programit aktual », i deklaroi AFP-së një zëdhënës i ministrisë, duke i cilësuar « të pabaza » informacionet e të përjavshmes gjermane « Der Spiegel » sipas të cilave, Berlini do të përgatiste një plan për vendet e zonës euro që nuk janë në gjendje të shlyejnë borxhet.
Në botimin e të shtunës, gazeta, qënuk jep burime, shprehet se ministria gjermane e Financave po punon për « një mekanizëm që do të siguronte një ristrukturim të borxhit të një vendi që nuk mund të shlyejë borxhet dhe do të garantonte mbajtjen e vendit në zonën euro.
Në të njëjtën kohë, ministri i financave, Wolfgang Schäuble, kërkon kufizimin e ndihmave financiare « në mënyrë që vendet në gjendje të mirë financiare të mos vihen nën presionin ë një vendi që ka nevojë për para », shkruan « Der Spiegel ».
/Shqiptarja.com