BERLIN, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble përjashtoi sot çdo zbutje të sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, ekonomia e së cilës mund të futet në recesion vitin e ardhshëm.
"Natyrisht, që ne jemi të shqetësuar rreth zhvillimeve në Rusi", deklaroi Schaeuble për gazetën "Rheinische Post" duke shtuar se i takonte qeverisë ruse të parandalonte recesionin.
"Çdo ditë unë shpresoj që Rusia t'i rikthehet bashkëpunimit me Perëndimin, por deri atëhere ne do t'u përmbahemi sanksioneve", theksoi ministri.
Komentet e Schaeubles i bëjnë jehonë deklaratave të kancelares Merkel, e cila gjithashtu refuzoi çdo lëshim ndaj sanksioneve kundër Moskës, që në fillim të këtij viti aneksoi Krimenë nga Ukraina dhe po mbështet separatistët në lindje të ish-republikës sovjetike./ a.jor.