BERLIN, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ - Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier përshëndeti sot njoftimin e një afrimi historik mes SHBA-së dhe Kubës duke e konsideruar një lajm të mrekullueshëm në një kohë të mbushur me konflikte.
"Kam respekt për kurajon e presidentit Obama për dhënien fund të një politike shumëvjeçare që prodhoi status quo, mungesë dialogu dhe perspektive", deklaroi shefi i diplomacisë gjermane.
"Njoftimi nga Obama dhe Castro për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve është një lajm i mrekullueshëm në këtë kohë të mbushur me konflikte", shtoi ai.
"Në vitin 2013 Bashkimi Evropian hapi dialogun me Kubën mbi bazën e përmirësimit të të drejtave të njeriut në ishull", theksoi Steinmeier./ a.jor.