BERLIN - Zbulimi i një bombe të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore në afërsi të stacionit kryesor hekurudhor të Berlinit ka ndërprerë qarkullimin në mëngjes për mijëra persona.
Rrugët kanë qenë të mbyllura dhe ka pasur vonesa të gjata në linjat hekurudhore kryesore.
Një zëdhënës i policisë tha se bomba është e rëndë rreth 100 kilogramë, por ende nuk është e qartë se sa kohë është e nevojshme për çaktivizimin e saj.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, në përpjekje për të dëmtuar makinerinë naziste të luftës, janë hedhur bomba të shumta ku dhjetëra mijëra prej tyre ende besohen të jenë nën tokë.
Një korrespondet i BBC-së në Berlin tha se bomba mund të jetë hedhur nga aleatët ose e përdorur nga artileria sovjetike dhe nëse do të shpërthente do të shkaktonte dëme serioze.
Në vitin 2010, tri persona u vranë kur një bombë shpërtheu papritur.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com