/ATSH-AFP/ - Gjermania vendosi të rivendosë përkohësisht kontrolle në kufirin me Austrinë nga ku mbërrijnë dhjetëra mijëra refugjatë dhe në këtë mënyrë pezullon marrëveshjet e Schengen-it për lëvizjen e lirë në Evropë, raportuan sot gazetat gjermane "Bild" dhe "Spiengel".
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière pritet të japë një deklaratë për median rreth pasdites, njoftuan këto burime ndërsa  dy javët e fundit kanë mbërritur në Mynih rreth 63 mijë imigrantë, vetëm 13 mijë ditën e djeshme.