Berlini garanton se embargoja ruse nuk ka impakt mbi bujqësinë evropiane


BERLIN -Ministri gjerman i Bujqësisë garantoi se embargoja ruse mbi ushqimet bujqësore me prejardhje nga Bashkimi Evropia do të ketë një impakt shumë të dobeët në tregun evropian.

Sektori bujqësor rus nuk mund të përmbushë 60 për qind të nevojave ushqimore të gjithë Rusisë dhe vendi nuk mund të kënaq i vetëm këtë diferencë, për shembull për sa i përket prodhimit të qumështit", deklaroi ministri Christian Schmidt për të përditshmen "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Gjithashtu ministri konseravtor i Bujqësisë i qeverisë së Angela Merkel pret që embargoja ruse të ketë një impakt kryesisht të dobët mbi produktet bujqësore evropiane.

Ai vlerëson se është shumë herët të mendohet për kompensime financiare për sektorin, sikurse kërkojnë disa. Por nuk përjashton gjithsesi disa ndihma ekonomike sipas rastit në situata urgjente.

Ministrat evropianë të Bijqësisë do të diskutojnë për këtë çështje gjatë mbledhjes së tyre të ardhshme në shtator./ATSH/

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë