Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar vendosi ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, Dodik: Përpjekje kriminale, nuk ka legjitimitet

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar vendosi ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, Dodik: Përpjekje kriminale, nuk ka legjitimitet

Milorad Dodik

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik deklaroi se vendimi i Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt, për ndryshimet në Kodin Penal, nuk do të zbatohet në Republikën Sërpska dhe as nuk do të publikohet në gazetën zyrtare të këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës.

Vendimi i Schmidt i referohet dënimit të dhënies së ryshfetit gjatë procesit zgjedhor.

“Kjo është një përpjekje kriminale për të imponuar vendimin e një personi që nuk ka legjitimitet”, ka shkruar Dodik në llogarinë e tij në Twitter.

Ai theksoi se “qëndrimi i Republikës Sërpska është i qartë dhe i njohur”.

“Schmidt nuk është përfaqësues i lartë, sepse nuk ka mandat të konfirmuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe vendimet e tij nuk kanë asnjë efekt juridik”, ka shkruar Dodik.

Që nga maji i vitit 2021, Ambasada e Federatës Ruse në Bosnjë e Hercegovinë thekson se nuk e pranon Schmid si përfaqësuesin e ri të lartë në Bosnjë e Hercegovinë. Arsyetimi që përdorë është fakti se Federata Ruse dhe Republika Popullore e Kinës kanë kundërshtuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara zgjedhjen e Schmidt.

Qëndrim të njëjtë kanë edhe përfaqësuesit politikë të serbëve në Republikën Sërpska.

Federata Ruse ka qenë kundër të gjitha vendimeve të Zyrës së përfaqësuesit të lartë (OHR) që kur ish-përfaqësuesi i lartë Valentin Inzko, në korrik të vitit 202, solli ndryshime në Kodin Penal të Bosnjë e Hercegovinës, duke e sanksionuar si vepër penale mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës, si dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës.

Më 27 prill të vitit 2023, përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë vendosi ndryshime në ligjet penale të entiteteve, të cilat paraqesin dispozita penale për ryshfet në zgjedhje dhe në shërbimet e financuara nga fondet publike.

Schmidt vendosi ndryshime në ligjet penale të Federatës boshnjake-kroate dhe Republikës Sërpska, me qëllim që të “forcojë integritetin e zgjedhjeve”.

“Unë kam parë disa raporte të besueshme për parregullsi parazgjedhore dhe pas zgjedhjeve, kështu që kam ndryshuar Kodin Penal, për të përfshirë veprën e re të ryshfetit zgjedhor. Ajo përfshin edhe dhënien e ryshfetit për të gjithë zyrtarët e zgjedhur. Kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë ata që përmbushin qëllimet e tyre në këtë mënyrë”, tha Schmidt për mediat.

Sipas këtyre ndryshimeve, që janë identike për të dy entitetet, kushdo që kërkon ose merr para apo ndonjë vlerë ose përfitim, si punësimi, ose ndërmjetëson në një akt të tillë, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet dhe gjobitet me para.

Ndryshimet në ligjet penale nënkuptojnë shkarkimin në organet legjislative, ekzekutive, administrative ose gjyqësor, si dhe në çdo shërbim që financohet plotësisht ose pjesërisht nga buxhetet e entiteteve.

Gjithashtu, ai person nuk do të mund të punësohet në shërbimin civil për pesë vjet pas vuajtjes së dënimit, faljes, amnistisë ose nëse lënda parashkruhet për shkak të afatit të skaduar.

Të enjten, Ambasada amerikane në Bosnjë e Hercegovinë përshëndeti vendimin e kreut të Zyrës së përfaqësuesit të lartë në Bosnjë e Hercegovinë për ndryshimet në Kushtetutën e entiteteve të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe të ligjeve penale në këtë vend.

Nga OHR kanë deklaruar se vendimet do të hyjnë në fuqi në baza të përkohshme, derisa Asambleja e Republikës Sërpska dhe Parlamenti i Federatës së Bonjë e Hercegovinës t’i miratojnë në të njëjtën formë, pa ndryshime dhe pa kushte shtesë. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 28/04/2023 19:25

    Thirre Edvin vllau shqipfolës se do të ndihmon sikur që është duke e ndihmuar vllaun Vucic fashist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion