Gjermania, Franca dhe Ukraina i kërkuan Rusisë të mos njohë zgjedhjet që do të organizohen të dielën nga rebelët prorusë në lindje të Ukrainës, theksoi sot presidenca ukrainase.
Ky qëndrim u shpreh gjatë një bisede telefonike mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentëve, francez, François Hollande, ukrainas, Petro Poroshenko dhe rus, Vladimir Putin, theksoi presidenca ukrainase në një komunikatë.
Rusia i kërkoi sot autoriteteve të Kievit dhe separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, që organizon të dielën zgjedhjet, për të ndërmarrë një dialog solid, kusht për normalizimin e konfliktit të armatosur.
"Rusia është për vendosjen e një dialogu solid mes pushtetit qendror ukrainas dhe përfaqësuesve të rajoneve të Donetskut dhe Luganskut, që, pa asnjë dyshim, do të mundësonte stabilizimin e përgjithshëm të sitiuatës", deklaroi Kremlini në një komunikatë para zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative në territoret separatiste proruse.
Presidenti rus, Vladimir Putin u takua djenë mbrëmje me homologun ukrainas, Petro Poroshnko, francez, François Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.
"Katër drejtuesit konfirmuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar realizimin e marrëveshjeve të Minskut për normalizimin e situatës në lindje të Ukrainës", sipas Kremlinit.
ATSH
/Shqiptarja.com