Berlini tha 'PO' për vizat, Franca 'JO'/ Haradinaj i zhgënjyer nga Macron, përpiqet ta shmangë (VIDEO)

Samiti i Berlinit rezultoi zhgënjyes për Kosovën, pasi Franca këmbënguli për të mos liberalizuar regjimin e vizave. Sipas burimeve të DW nga pjesëmarrës në takim, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i emigrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende.

Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e parlamentit evropian, Macron kishte argumentuar se nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë djathtiste të Frontit Nacional. Një qëndrim i tillë zhgënjeu liderët e Kosovës, Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj. Një gjë e tillë u duk qartë edhe në fund të samitit ku Presidenti francez u tregua i përzemërt me Haradinajn duke i shtrënguar dorën, por kreu i ekzekutivit të Kosovës tenton që ta shmangë.

Parisi duket se është pengesa e fundit për Kosovën, pasi ashtu sikur thotë edhe Haradinaj ka marrë 'PO'-në e Gjermanisë, por jo të Francës. "Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave. Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës" shkruan ai në Facebook.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 30/04/2019 17:16

    Po kur kemi patur ndonje te mire nga Franca ne si shqiptare?! Franca historikisht ka qene ne aleance me serbet!

    Përgjigju
  • Samiti: 30/04/2019 15:26

    Dmth Franca dhe Gjermania behen bashke qe 6 vendet e Ballkanit te zgjidhin mosmarreveshjet dhe vete Franca e Gjermania nuk jane ne nje mendje !!! Apo bejne lojen e policit te mire dhe te keq? Imagjinoni cfare mund te presesh nga 27 apo 28 vende te EU ?! Mund ta thote ndonje perse ishte Makron ne kete samit te 7 apo te 8-te?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës