Berlusconi: Do ul taksat, Monti: Blen
votat me paratë e italianëve
Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi njoftoi "betejën e fundit elektorale dhe politike" të tij duke premtuar uljen e taksave dhe shpenzimet e qeverisë, nëse qendra e djathtë fiton zgjedhjet këtë muaj.
ITALI - Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi njoftoi "betejën e fundit elektorale dhe politike" të tij duke premtuar uljen e taksave dhe shpenzimet e qeverisë, nëse qendra e djathtë fiton zgjedhjet këtë muaj. Duke folur në një miting në Milano, ai premtoi se do të rimburosjë taksën shumë të urryer nga familjet italiane mbi pronën e shtëpisë së parë. Taksa e njohur si IMU, u vendos vitin e kaluar nga Kryeministri në detyrë Mario Monti për të lehtësuar krizën financiare në Itali, pasi ajo ishte shfuqizuar në vitin 2008 nga Berlusconi.
Në një fjalim ndaj përkrahësve së tij Berluskoni tha se ai do të heqë pagesat tatimore dhe do të bëhen menjëherë rimbursimet për familjet që kanë bërë pagesat për shtëpinë e tyre të parë. Ai premtoi gjithashtu edhe një sërë masash për të ulur koston e shpenzimeve të qeverisë, të përgjysmojë numrin e parlamentarëve dhe heqjen e financimit publik për partitë politike.
Ndërsa Kryeministri në detyrë Mario Monti kometoi fjalimin e Berlusconi se ai nuk ka përmbushur asnjë prej premtimeve të bëra gjatë fushatave elektorale dhe këtë gjë italianët nuk e kanë harruar. Berluskoni kërkon të blejë votat e italianëve në mënyrë shkencore me lekët e italianëve vetë. Është një tenativë simpatike e korrupsionit ka ironizuar, Monti në një intervistë televizive
Ndërkohë sondazhet e opinionit publik thonë se koalicioni i qendrës së majtë, i kryesuar nga sekretari i Partisë Demokratike Pier Luigi Bersani, do të fitojë zgjedhjet e 24-25 shkurtit. Por hendeku mes qendrës së majtë dhe të djathtës është ngushtuar në mënyrë të vazhdueshme që nga momenti Berlusconi u rikthye në politikë vitin e kaluar.
“Ne mendojmë se ne jemi afër një rezultati historik dhe jemi të sigurt që do të fitojmë”, tha Berlusconi në fund të fjalimit duke u brohoritur nga mbështetësit e tij.
Redaksia online(eç/lç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?
-
Të drejta
13.8%
-
Të gabuara
82.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 218
Lajme të tjera
-
Profesionistët e lirë përballë faturës së kësteve, Tatimet për Report Tv: S’ka gabime tatimi bazohen në vetëdeklarimin e tyre, u janë njohur shpenzimet
28 Prill, 14:10
-
Sharon Stone paditet me 35,000 dollarë, ja arsyeja
28 Prill, 14:07
-
Tritol banesës së gjyqtarit të Shkodrës! KLGJ mblidhet nesër për ta marrë në mbrojtje! Ministri Balla i telefonon Sterkajt
28 Prill, 13:54
-
“Swing marathon”, adhuruesit e Jazz-it bëhen bashkë në Shkodër me një performancë të jashtëzakonshme
28 Prill, 13:39
-
Premtuan leje legalizimi dhe punësime për të votuar PS në zgjedhjet e 2019! Gjykata lë në burg zyrtarin e kadastrës dhe në arrest shtëpie kryeplakun e Saukut
28 Prill, 13:39
-
Meloni krah Ramës pas emisionit 'Report' të Rai3: U linçua se ndihmoi Italinë! Shqipërinë e portretizuan si 'narko-shtet'
28 Prill, 13:11
-
Shintigrafia 4 muaj jashtë shërbimit, trajtimi i fundit që prej janarit! QSUT për Report TV: Nuk kemi jod, jemi në procesi prokurimi
28 Prill, 13:02
-
Ukrainë/ Zelenskyy: Terrori rus vazhdon sepse s’kemi armatim, na furnizoni që të detyrojmë Rusinë të kërkojë paqen
28 Prill, 12:56
-
Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja
28 Prill, 12:23
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, afro 12 mijë gjoba dhe 8 automjete të bllokuara
28 Prill, 12:16
-
Mallakastër/ Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari, policia i gjen në makinë armë zjarri dhe municion luftarak
28 Prill, 12:07
-
Dua Lipa dhe Calum Turner zyrtarizojnë dashurinë, dalin hapur në Nju Jork
28 Prill, 12:04