Berlusconi i jep lamtumirën Milanit
pas 30 viteve: E shita nga dashuria

Berlusconi i jep lamtumirën Milanit<br />pas 30 viteve: E shita nga dashuria
Presidenti Silvio Berlusconi i ka dhënë lamtumirën Milanit pas 3 dekadave në drejtim të mbushura ma suksese të shumta, por edhe dështime sidomos në dekadën e fundit.
 
“Para 30 vitesh e bleva Milanin për dashuri. Sot, e shes për një tjetër akt dashurie, akoma më të madhe. Ia besoj skuadrën një grupi që ka burimet e nevojshme financiare dhe vullnetin për të investuar dhe për të rikthyer Milanin e madh, të fuqishëm aq sa për të garuar me klubet më të mëdha ndërkombëtare.
  
Nga këto 30 vite do të më mbesin në zemër kujtime të jashtëzakonshme, pa asnjë të krahasueshëm apo të njëjtë. Kam patur privilegjin që të drejtoj skuadrën që dashuroj, deri sa arrita ta bëj klubin më të titulluar në botë.
 
Pasioni i miliona personave për ngjyrat kuqezi ishte përcaktues për ta bërë speciale këtë skuadër, të ndryshme nga të gjitha të tjerat, më të fortë nga të gjitha skuadrat, më të fortë se zilia, më të fortë se padrejtësitë, më të fortë se tersi. Me ata do të jem në shkallët e stadiumit duke u ekzaltuar, e mbase edhe duke vuajtur.
 
Por, jam i sigurt se shumë shpejt do të festojmë sukseset e mëdha të ardhshme, me të cilat Milani do të dijë të nderojë traditën e madhe.
 
Një përqafim të madh dhe kuqezi, secilit prej jush” shkruan Berlusconi në letrën që zyrtarizon shitjen e Milanit.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron