Berlusconi: Kam rivendosur marrëdhëniet me Putin, më dhuroi 20 shishe vodka për ditëlindje

Berlusconi: Kam rivendosur marrëdhëniet me Putin, më dhuroi 20 shishe vodka për ditëlindje

Vladimir Putin dhe Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian dhe njëkohësisht kryetar i Forza Italia, Silvio Berlusconi është shprehur se i ka rivendosur marrëdhëniet me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e asamblesë së Forza Italia për zgjedhjen e kreut të grupit, Berlusconi ka thënë se Vladimir Putin i ka dhuruar 20 shishe vodka për ditëlindjen e tij pasi rivendosën marrëdhëniet.

“Për ditëlindjen time Putini më dërgoi 20 shishe vodka dhe një letër shumë të ëmbël. Unë iu përgjigja me shishe Lambrusco dhe një letër po aq të ëmbël. E takova si një person të paqes dhe të arsyeshëm …”.

Agjencia La Presse ka publikuar audion ekskluzive të fjalës së Berlusconit, por Forza Italia e ka mohuar.  Në audion e raportuar nga La Presse, Berlusconi tha se ia ktheu dhuratën Putinit duke i dërguar shishe verë Lambrusco.

“Ministrat rusë kanë thënë në disa raste se ne jemi në luftë me ta, sepse po i ofrojmë armë dhe financim Ukrainës ”, dyshohet se tha Berlusconi. Unë personalisht nuk mund të jap mendimin tim, sepse nëse i thuhet shtypit do të jetë një fatkeqësi, por jam shumë, shumë, shumë i shqetësuar. Unë i rivendosa pak marrëdhëniet me presidentin Putin. E njihja si një person paqësor dhe të arsyeshëm.”

Berlusconi mbushi 86 vjeç më 29 shtator, katër ditë pasi një koalicion përfshirë partinë e tij Forza Italia fitoi zgjedhjet e përgjithshme. Berlusconi e ka dënuar publikisht luftën, por vetëm disa ditë para zgjedhjeve ai tha në një emision televiziv italian se Putini ishte shtyrë të pushtonte Ukrainën nga populli rus dhe nga ministrat që donin që administrata e Volodymyr Zelenskiy të zëvendësohej me "njerëz të mirë".

Forza Italia është një partner në koalicionin e udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë së Giorgia Melonit, një parti me rrënjë neofashiste dhe Liga e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit. Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë është përpjekur të distancohet nga Rusia, duke e përshkruar pushtimin e Moskës si një "akt të papranueshëm lufte në shkallë të gjerë nga Rusia kundër Ukrainës" dhe duke mbrojtur dërgimin e armëve për qeverinë në Kiev.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja