ROMË - Njëri prej avokatëve të Berluskonit ka kërkuar që “Kavalieri” ta shlyejë dënimin e mbetur me punë në komunitet. Profesor Franco Copi, avokati i ish-kryeministrit italian deklaroi se kërkesa do të depozitohet brenda javës së ardhshme.

Në momentin që dokumenti do të jetë gati për ekzekutim, do të shkojë në gjykatën e mbikëqyrjes, e cila do të caktojë seancën në të cilën prokuroria do të vendosë ta pranojë ose jo kërkesën dhe të vendosë së bashku me Berluskonin, nëse është e nevojshme detajet e kujdestarisë.

Procesi do të jetë i gjatë dhe pritet të përfundojë pranverën e ardhshme. Gjykata supreme shpalli Berluskonin fajtor, me akuzën për mashtrim përmes kontratave të huaja të Mediaset, duke e dënuar me 4 vjet burg. Për shkak të përfitimit nga një amnisti, Berluskonit i janë falur tre vjet burg, ndërsa i ka mbetur ende një vit, të cilin do të shlyejë në arrest shtëpie.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)