ITALI - Në një shkrim në faqen online të partisë së tij, Berluskoni ka bërë një përshkrim, sipas versionit të tij, të të gjithë asaj që po ndodh në Itali këto dy ditët e fundit. 

Ai nuk ngurron të përmendë të gjitha rastet ku partia e tij i kishte dalë në krahë dhe kishte mbështetur partinë bashkëqeverisëse "Popolo della liberta".
 
Sipas tij, urrejtja e kësaj partie kundrejt tij, ushqehet prej 20 vitesh. Kjo parti ka që prej vitit 1994 që mundohet t’a largojë ish-Kryeministrin nga bota politike.

Berluskoni e ftoi elektoratin të mos besojë çdo gjë që është thënë për të këto orë, përkundrazi, ai u shpreh i gatshëm të largohej nga politika dhe të pranonte vendimin e Gjykatës së Apelit, nëse "sakrifica" e tij do të ishte në të mirë të Italisë.

Preteksti i tij për tërheqjen e ministrave të partisë së tij nga qeveria, ishte rritja e taksave e propozuar nga Letta.

Berluskoni e mbyll deklaratën duke thënë se ai nuk ka vënë në rrezik një jetë punë më suksese dhe sakrifica që t’a lejë në këtë gjëndje vendin e tij.
 
Kësisoj, ai e quajti detyrë të tijën të vazhdojë të qëndrojë për t'i ofruar një alternativë, fuqive jodemokratike.
 
Redaksia online
(erin.dini/arsh/shqiptarja.com)