Në ndeshjen e parë të javës së 24-të në Serinë A Juventusi mundi 2-0 Fiorentinën në stadiumin” Artemio Franchi” dhe parakalon Napolin duke marrë përkohësisht kryesimin e kampionatit me 62 pikë.

Në pjesën e parë vendasit e Fiorentinës ishin shumë më mirë dhe krijuan rastet për gol madje VAR u hoqi edhe një penallti ndërsa Gil Dias goditi shtyllën.

Bardhezinjtë dinë të vuajnë dhe fitojnë dhe këtë e bënë në fraksionin e dytë duke shënuar dy herë.

Ish i madh Federico Bernadeschi shënoi me mjeshtëri golin e parë në minutën e 56-të nga një goditje dënimi ndërsa në minutat e fundit realizon edhe Gonzalo Higuain për të mbyllur llogaritë dhe për t’i dhënë Juventusit fitoren 2-0 në Firence.

Trajneri Allegri numëroi mbrëmë 200 ndeshje në pankinën e Juves ndërsa sot është radha a Napolit që pret në “San Paolo” Lazion.

Er.K/Shqiptarja.com