Bertina flet pas shumë vitesh për ndarjen nga Erioni: Gabim, i dola familjes nga fjala, mes nesh nuk ka mbetur asgjë
Bertina Mehmeti ka folur për lidhjen me Erion Zeqirajn, djalin që njohu gjatë edicionit të "Big Brother 3". Ajo e ka cilësuar atë marrëdhënie si një gabim, dhe u shpreh se mes tyre nuk ka mbetur më as miqësi.
Erion Zeqiraj dhe Bertina Mehmeti
Bertina Mehmeti dhe Erion Zeqiraj janë çifti simpatik që do të mbahen mend shumë gjatë që nga edicioni i 3-të i ‘Big Brother Albania’. Dyshja u njoh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe vetëm dy vite më pas i dhanë fund lidhjes së tyre për arsye që nuk i zbuluan asnjëherë.
Prej vitesh Bertina e ka vijuar karrierën e saj në Dubai dhe është larguar nga Shqipëria. Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite, sa herë që ftohet nëpër emisione bukuroshja nuk u shpëton pyetjeve në lidhje me Erionin. Ditën e djeshme, Bertina ishte e ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ dhe u shpreh se me atë lidhje ajo i doli fjalës së familjes, të cilët e kishin porositur më parë.
“Ia bëj gjithmonë këtë pyetje vetes. Nuk ka qenë diçka e programuar. Për më tepër, i dola edhe fjalës së familjes. Ata më kishin porositur: “Shiko, Bertina, kujdes…”. Mendoj se bëjmë gabime. Sot mendoj se do ishte shumë më mirë të isha vetëm, pavarësisht se edhe lidhja e ndezi pak pjesën e lojës. Unë do të doja isha Bertina, por nuk jam penduar. Unë jam kështu, bëj atë që ndiej dhe kaq,”- u shpreh ajo.
Më pas moderatorja e emisionin e pyeti në lidhje me marrëdhënien që ka aktualisht me Erionin dhe modelja tregoi se mes tyre nuk ka mbetur as miqësia. “Është parimi im, lidhjet që mbyllen, nuk u rikthehem më dhe as ruaj raporte miqësore. Nuk ruaj asnjë raport me Erionin, kam ndjekur gjithmonë këtë parim. Erioni është djalë shumë i mirë, por unë kam parimet e mia dhe nuk pendohem,”- përfundoi Bertina.
13/2
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.5%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 801
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si ta bëni dikë t'ju tregojë sekretet e tij
16 Prill, 09:28
-
Ajsel Abazi konfirmon ndarjen nga futbollisti Eros Grezda: Nuk jemi më bashkë
14 Prill, 16:27
-
Çfarë do të thotë kur ëndërroni për ish-in tuaj? Ja shpjegimi
5 Prill, 10:31
-
Ja katër shenjat që tregojnë se marrëdhënies suaj i ka ardhur fundi
23 Shkurt, 14:27
-
Shenjat që tregojnë se lidhja juaj e dashurisë nuk po ecën siç duhet
5 Korrik 2023, 22:12
-
Këto 2 shenja të horoskopit e kanë të vështirë të kalojnë një ndarje
11 Nëntor 2022, 17:53
-
Papa Françesku i drejtohet çifteve: Këto janë tre fjalët më të rëndësishme për një martesë të suksesshme
27 Dhjetor 2021, 14:46
-
U vra për shkak të detyrës! Familja e ish-kryekomisarit Artan Cuku kërkon dëmshpërblim, padit në gjykatë Policinë e Shtetit
28 Shtator 2020, 17:21
-
'Benz'-i përfshihet nga flakët, shpëton familja me 5 anëtarë që po kthehej nga pushimet
26 Korrik 2020, 22:14
-
Speciale/ Rrëfimi i rrallë i Maks Velos për djalin, burgun në Spaç dhe vuajtjet e familjes! (VIDEO)
10 Maj 2020, 16:43
-
Aktorja izraelite ndahet nga Al Pacino: Diferenca e moshës ishte shumë e madhe dhe ai më blinte vetëm lule!
19 Shkurt 2020, 15:25
-
'Nuk jetohet në çadër me 2 fëmijë të vegjël!' Familja nga Bubqi: Na jepni bonusin e qirasë
7 Shkurt 2020, 16:55