BERZH: Shqipëria borxh i lartë
publik, s'ka hapësirë për manovë

Ndërsa INSTAT-i nuk ka publikuar ende të dhënat e veta për ecurinë e prodhimit të brendshëm bruto të vendit në tre muajt e parë të 2012-s, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim ka dhënë një vlerësim mjaft të ulët. Sipas BERZH, rritja ekonomike e Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti ka qenë vetëm 0.4%, shumë më më ulët në krahasim me rritjen prej 4.8% në tremujorin e parë të vitit të kaluar, sipas statistikave zyrtare.

Për Shqipërinë, raporti i BERZH-it pret një rritje ekonomike prej 1.2% në 2012-n, për t'u përshpejtuar në 1.8% në 2013-n. "Shqipëria vazhdoi të rritej me ritme më të shpejta se vendet e tjera në rajon më 2011, por përjetoi një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në 2011-n dhe fillim të 2012-s, kryesisht për shkak të ecurisë së dobët të tregjeve të saj kyçe, Greqi dhe Itali.

Lidhjet e forta të tregtisë, investimeve dhe remitancave të Shqipërisë me këto dy vende ka të ngjarë të frenojnë rritjen, ndërsa borxhi publik është afër nivelit maksimal të lejuar me ligj, që kufizon hapësirat për manovra fiskale", thotë raporti.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri