TIRANE- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, në 2.8% në fund të vitit 2019, nga 3.9% që u parashikua në maj po të këtij viti.
BERZH thekson në raportin e publikuar se ngadalësimi ekonomik i Shqipërisë është i ndikuar edhe nga ecuria jo pozitive e eurozonës si dhe vonesat e vazhdueshme të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Këto janë faktorët e jashtëm, ndërkohë po i njëjti raport vlerëson me ndikim negativ në ekonomi partneritetin publik privat. Sipas BERZH nga kjo praktikë mund të lindin detyrime të prapambetura pasi ka një mungesë transparence dhe përgjegjshmërie.
Po ashtu raporti thekson se ky vit është penalizuar nga prodhimi i dobët i energjisë, i cili pati kontribut pozitiv në ecurinë ekonomike të 2018-ës.
Shqetësim ende mbetet edhe niveli i borxhit publik, që sipas BERZH është në Qershor 2019 ishte në nivelin e 66.9% e PBB-së.
Banka evropian vlerëson punën që është bërë në uljen e papunësisë, dhe shprehet se ekonomia e Shqipërisë do të kthehet në një rritje të moderuar në vitin 2020 me 3.5%.
Rishikimi i rritjes ekonomike nga BERZH vjen pas uljes së parashikimeve nga FMN, BB por edhe nga Ministria e Financave.
(Kliko këtu për të lexuar raportin e BERZH për ekonominë)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4919
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vorë-Hani i Hotit/ BERZH hap tenderin ndërkombëtar 373 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës
12 Dhjetor 2024, 15:46
-
136 milionë Euro granti i BE për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit! Qeveria miraton marrëveshjen me BERZH-in
25 Shtator 2024, 18:45
-
Fatos Çoçoli: Pse BE na dhuron 136 milionë euro?
28 Korrik 2024, 09:06
-
Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete
24 Korrik 2024, 12:22
-
98 mln euro kredi nga BERZH për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, linja do jetë elektrike, punimet mbyllen në 2030
21 Maj 2024, 19:00
-
Union Bank dhe BERZH prezantojnë Programin Të Rinjtë në Biznes në Shqipëri
18 Mars 2024, 15:49
-
BERZH: Ballkanit Perëndimor i duhen 40 - 70 vite ose më shumë për të plotësuar hendekun me BE-në
27 Shkurt 2024, 14:45
-
Raporti i BERZH/ Orjola Pampuri: Standardi i jetesës në Shqipëri është përkeqësuar
27 Shkurt 2024, 12:49
-
Samiti i BERZH në Londër/ Kurti përplaset me kryeministren serbe Brnabic, i kujton Sanxhakun dhe Luginën e Preshevës
26 Shkurt 2024, 13:56
-
Londër/ Samiti i BERZH për Ballkanin Perëndimor, Rama: Shqipëria ka ndryshuar, vend i mirë për investime! Vetëm si treg unik ia dalim
26 Shkurt 2024, 08:21
-
Londër/ Më 26 shkurt mbahet samiti i investimeve për Ballkanin Perëndimor
19 Shkurt 2024, 12:31
-
Raporti i BERZH, Shqipëria me normën më të lartë të rritjes ekonomike në rajon! Sejko: Të përgatitemi për ndryshimet klimatike
29 Janar 2024, 10:29