BERZH vlerëson Shqipërinë 
për reformat, jep pikët maksimale

BERZH vlerëson Shqipërinë <br />për reformat, jep pikët maksimale
Zyra e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Tiranë,  në raportin vjetor “Transition report 2014”, jep pikën maksimale 4+ (vlerësimi nga 1 deri 4+) për shkallën e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha dhe të vogla, duke qenë më mirë se Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe duke u barazuar në nivel me Bullgarinë dhe Rumaninë.
 
Sipas një njoftimi për shtyp, nga BERZH, Raporti i Tranzicionit 2014, është një raport vjetor që përgatitet nga BERZH në lidhje me progresin e reformave dhe zhvillimet ekonomike të 35 shteteve ku operon kjo Bankë.
 
 Raporti qe pritet te prezantohet per publikun javen qe vjen thekson disa zhvillime kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar dhe diskuton sfidat e tranzicionit që priten – për Shqipërinë dhe më gjerë për rajonin.
 
Ndër të tjera Raporti i Tranzicionit 2014, do të parashtrojë për diskutim çështje,  si mundet firmat në vendet në tranzicion të bëhet më shumë produktiv? Dhe si mundet të rritet dinamika e ideve inovatore ne biznes?
 
Këtë vit  Raporti i Tranzicionit 2014 shfrytëzon një ndërmarrje unike studimi që për herë të parë evidenton informacion të detajuar se si firmat përtërihen me futjen e produkteve të reja, Proceset e reja të prodhimit, mënyra të reja për të organizuar veten dhe qasjet për marketingun e këtyre produkteve dhe shërbimeve. etj./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE