Aktori Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij Xhensila janë bërë prindër të një vajze, prej katër ditësh. Mirëpo mesa duket e porsalindura ka qëlluar të jetë mjaft e zhurmshme dhe i ka lënë pa gjumë të dy. Këtë e bën me dije vetë aktori i cili shprehet se kërkon 2 orë gjumë me qera.

Me anë të një statusi në Instagram, Besi shkruan me humor: "Kërkoj gjumë me qera, me duhet vë nja dy orë, e kthej prap."

(Foto e publikuar nga Bes Kallaku)

Përsa i përket Xhensilës, këngëtarja që prej lindjes së vajzës është zhdukur krejtësisht nga rrjetet sociale. Epo të kesh një të porsalindur në shtëpi nuk është aq e thjeshtë, ka vështirësitë e saj.