Ngjarja tragjike e ndodhur në Greqi ka tronditur mbarë opinionin në të gjithë botën ku të gjithë janë sensibilizuar për viktimat që humbën jetën prej zjarrit. Nuk ka munguar dhe mesazhi sensibilizues i personazheve të famshëm shqiptarë.

Aktori Bes Kallaku u ndërgjegjësua duke postuar një foto në Instagram. Një ndër fansat i shkruan në koment: "Nuk besoj që ata do ishin lutur për ne, 1000% ta garantoj. Gjithsesi më vjen keq për ta."

Aktori i përgjigjet duke thënë së ne duhet të tregojmë se kush jemi: "Po pse ne nuk duhet të tregojmë se kush jemi, ka të mirë ndër të këqinj, e ka të këqinj ndër të mirë."

Postimi i Bes Kallakut në Instagram dhe mesazhi sensibilizues