Besa Berberi performon 7 ninulla
shqiptare tek "Reja" e Fujimotos

Besa Berberi performon 7 ninulla<br />shqiptare tek
Prej më shumë se dy javësh, që nga promovimi instalacioni te artit publik, “Reja” e arkitektit të shquar japonez Sou Fujimoto, është kthyer në një podium performancash dhe koncertesh. Një performancë ndryshe ka ardhur mbrëmjen e së shtunës në Oborrin e Galerisë së Arteve.  
 
Besa Berberi ka performuar live shtatë ninulla të ndryshme. Këngëtarja e njohur e muzikës popullore  është shoqëruar nga instrumentistët Shaqir HOTI dhe Gresa BROQI.
 
Koncerti me 7 ninullat ka nisur në kuadër të programit kuratorial të “Resë “ nga Bashkia e Tiranës.
 
Ninullat janë një variacion pothuajse i harruar i folklorit në kohët moderne, për këtë arsye ato kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
 
Reja e bardhë e Fujimotos përkon me shfaqjen e kësaj performancë muzikore dhe poetike, sepse ëndrrat e nënave me ardhjen e fëmijës në jetë janë të pastra, delikate dhe të bardha si kjo vepër arti. 


  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni