Besa e shqiptarit, studim
në shkollat amerikane
Premiera e filmit dokumentar "Besa" me regji të Rachel Goslins, u shfaq mbrëmë në edicionin e 13-të të filmit në Tiranë.
Premiera e filmit dokumentar "Besa" me regji të Rachel Goslins, u shfaq mbrëmë në edicionin e 13-të të filmit në Tiranë. Mori pjesë edhe kryeministri i vendit Sali Berisha. Filmi "Besa" (The Promise) është një projekt disavjeçar i drejtuar nga fotografi amerikan Norman Gershman, për të dokumentuar dhe bërë të njohur shpëtimin që shqiptarët iu bënë hebrenjve gjatë Luftës II Botërore. Gershman ka çelur një ekspozitë me të njëjtin titull dy vjet më parë në Shqipëri dhe në Ballkan. Premiera "Besa" gjatë shfaqjes në Tiranë kishte të pranishëm edhe stafin e filmit. Ishin producenti Jason Williams, producentja dhe montazhierja Christine S. Romero, fotografi Stuart Huck dhe shqiptarja Majlinda Myrto, anëtare e familjes Myrto që është intervistuar si mbajtëse e hebrenjve në familje për dokumentarin. Christine Romero thotë për "Shqiptarja.com" se qëllimi i këtij dokumentari është, jo vetëm për të pasqyruar heroizmin e kombit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve nga nazistët, gjë për të cilën, siç thotë ajo, "pak njerëz në botë janë në dijeni", po dhe për mesazhin e paqes dhe shembullit të bashkekzistencës paqësore midis fesë myslimane dhe asaj hebraike".
Çfarë ju ka nxitur për të bërë një film për mbrojtjen që iu kanë bërë shqiptarët hebrenjve?-Ideja e produksionit ka ardhur nga Norman Gershman, që mendoi të bëhej një dokumentar me një histori të panjohur, siç ishte mbrojtja që i bënë shqiptarët hebrenjve. Ai është edhe vetë hebre dhe erdhi në Shqipëri ta zbulonte këtë histori marrëdhëniesh. Ardhja e tij në Shqipëri ishte surprizuese për të, pasi takoi një fondacion të miqësisë shqiptaro-izraelite, Norman pa që këto histori nuk ishin të dëgjuara dhe mori si mision t'i ndiqte deri në fund. Ai ka ardhur në Shqipëri për vite me radhë dhe ideja origjinale ishte të bënte një ekspozitë me fotografitë të këtyre që kishin mbrojtur hebrenjtë. Pas promovimit të ekspozitës nëpër botë, Norman arriti një sukses të madh mendoj t'i dokumentonte në një libër që e quajti "Besa", shqiptarët që mbrojtën hebrenjtë gjatë Luftës II botërore".
Pse ia dedikuat pikërisht kodit të besës këtë film?-Ne ia atribuojmë kodit të lashtë të Besës, shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri dhe në Kosovë. Një kod i panjohur në botë. Pra unë pasi dëgjova idenë arritëm te filmi bashkë me fondacionin "The Eye Contact". Qëllimi final është që besa si vlerë vitale e popullit shqiptar të studiohet në shkollat, në kolegjet e ulëta dhe të larta amerikane. Edhe kompania e filmit është në këtë objektiv dhe jemi në përfundim të realizimit të parë. Në shtetin e Nju Xhersit do të futet në kurrikulat shkollore. Synimi madhor është të shpërndahet në gjithë Amerikën.
Pse mendoni se ky kodi i lashtë është i nevojshëm të futet në shkollat amerikane?-Besa është një mesazh që bota duhet ta njoh. Ka shumë nevojë. Besa është kaq e rrënjosur në kodin dhe moralin e shqiptarit, saqë ata rrezikuan dhe jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë dhe unë akoma ndjehem e emocionuar dhe më vjen për të qarë kur flas për besën. Besa tregon se çfarë duhet të mësojë nga shqiptarët Bota. E vetmja gjë që duhet të kishin bërë popujt, ashtu siç e bënë shqiptarët është t'u thoshin jo gjermanëve. Nëse shumë nga popujt e Botës do t'u kishin thënë jo gjermanëve, shumë nga ato gjëra që kanë ndodhur me hebrenjtë nuk do të kishin ndodhur. Nuk do të kishte ndodhur holokausti. Të marrin shembull nga shqiptarët…!
(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
55.4%
-
Jo
37.8%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 2529
Lajme të tjera
-
Rama ndan medaljet për vajzat e shkollës 9 vjeçare që fituan kampionatin e basketbollit: Sot Kamza i dha Tiranës një mësim
30 Mars, 19:54
-
Mero Baze: Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara
30 Mars, 19:32
-
Teuta, zonja që na pret në 'Opera'! 22 vjet në Teatër: Është shtëpia ime e dytë! Rrëfen sjelljen e artistëve dhe të politikanëve spektatorë: Ja, i preferuari im!
30 Mars, 19:27
-
Skënder Minxhozi: Shihni garën e Tiranës që të kuptoni ‘efektin Berisha’
30 Mars, 19:25
-
Sondazhi në Report Tv/ Gjikondi: Shqiptarët të ‘uritur’ për një lider të ri të opozitës! Burimi: Meta po përfiton në kurriz të Berishës
30 Mars, 19:21
-
Gara për Tiranën/ Bejko: Me Këlliçin kemi qenë brenda një PD-ja, Berisha na ndau
30 Mars, 19:11
-
Berisha falënderoi kandidatin e PD në Krujë për tërheqjen, Bejko: Tregues se fshihet pas këtij vendimi
30 Mars, 19:02
-
Plagosi me armë zjarri 60 vjeçaren, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e ngjarjes në Lushnjë (EMRI)
30 Mars, 18:55
-
Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat
30 Mars, 18:37
-
Evropiani i tenistëve të vegjël mbahet në Shkodër, mbi 60 sportistë të vegjël për 4 ditë në Shqipëri: E donim fitoren, por u kënaqëm me mikpritjen
30 Mars, 18:31
-
Bejko në Report Tv: Bashkëpunëtorët e mi nën terrorin e Berishës! Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen
30 Mars, 18:28
-
I plagosën motrën me armë zjarri, flet vëllai i 60 vjeçares në Lushnjë: Ishim në gjyq sot për tokën, na bënë pritë kur po vinim në shtëpi
30 Mars, 18:25