Besa Kokëdhima: Vdekjen e
kam frikë, nuk e pranoj dot

Besa Kokëdhima: Vdekjen e<br />kam frikë, nuk e pranoj dot
Këngëtarja e njohur e muzikës moderne shqiptare, Besa Kokëdhima do të vij këtë verë me një këngë tërësisht të veçantë.

Një këngë e sjellë plot ngjyra dhe energji siç vetëm Besa di të bëj. 

“Folie” është një këngë për të gjithë të dashuruarit, për të gjithë ata që besojnë në dashuri dhe që kanë provuar prekjen e saj edhe pas një rrëzimi.

Në këtë intervistë Besa flet edhe për veten, edhe pse është gjithmonë e vështirë që ajo të tregojë detaje “më shumë sesa duhet” nga jeta e saj private.

Gjithsesi përgjigja që i del nga goja pa asnjë ngurim është se ajo është e lumtur, e dashuruar dhe e bekuar me një zë potent .

Në këtë intervistë nuk mund të mos e pyesnim këngëtaren se si  ndihet pas fitores së të atit, Koço Kokëdhima si deputet i parlamentit të ardhshëm të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Ndjesinë e fitores dhe se sa e ndjek Besa politikën, bashkë me planet për një dasmë, këngëtarja e këngëve hit i rrëfen në këtë intervistë. 



Pritet të dalë kënga jote e re, Folie. Si do të vijë Besa në këtë klip?

Verore..Plot ngjyra dhe shumë energjike.

Një histori vere një histori dashurie, Besa vetë a ndihet e “çmendur” pas çdo dite të rrethuar me dashuri?

Jam fatlume në këtë aspekt. Jam e rrethuar plot dashuri!

Kush e gjen më shumë veten tek kjo këngë, të lumturit apo të zhgënjyerit?

Besoj të gjithë e kanë përjetuar ndjesinë që përshkruan teksti i kësaj kënge. Të ndjehesh i rilindur nga një dashuri..

Në çfarë momenti ndodhesh si artiste?Çfarë dëshiron t’u japësh më tepër njerëzve?

Jam plot energji dhe dëshirë për të krijuar muzikë të re!



Besa përherë je e rezervuar për jetën tënde private, në publik, cila është arsyeja?

Përpiqem ta ruaj privatësinë time, pavarësisht se e kam bërë publike jetën time sentimentale.

Nuk mund të mos të të pyesim se si e përjetove këtë verë, hyrjen e babait tënd në parlamentin shqiptar?

U ndjeva shumë e lumtur dhe krenare për të. Ai është një njeri me vlera të jashtëzakonshme dhe jam e kënaqur që më në fund të gjithë do të kenë mundësi të njihen me mençurinë, ndershmërinë dhe dashurinë e pakufishme që ai ka për këtë vend!

Vetë je ndjekëse e politikës?

Jam ndjekëse e moderuar.



Cila është dëshira që të zgjon nga gjumi çdo mëngjes?

Dashuria, muzika e mirë, çdo detaj i jetës përreth meje!

Je altruiste?

Besoj se po. Këtë gjithësesi duhet ta thonë ata që kam përreth meje.

Kujt i trembesh më shumë vdekjes apo varfërisë?

I trembem vdekjes. E kam të vështirë ta kuptoj, ta pranoj.

Martesën e mendon së afërmi, kur do ta shohim Besën si nuse, apo nuk të pëlqen fustani i bardhë?

Sigurisht që më pëlqen! Besoj se çdo femër e ëndërron ditën e saj si nuse. Nëse po pyet për një datë konkrete nuk kemi vendosur ende gjë! (Qesh)


 

“Folie” e Besës

Besa këtë fundjavë do të sjellë këngën e saj më të re që titullohet "Folie", pasi teksti flet për 'çmendurinë' që përjeton çdokush kur rilind nga një dashuri.

Gjithashtu një nga skenat e klipit është xhiruar në Folie Club, sepse historia për të cilën flet kënga ka një lidhje të veçante me këtë vend.

Video është xhiruar në pjesën më të madhe në vendlindjen e këngëtares, pra  në Jug të Shqipërisë.

Këngëtarja citon se “gjithmonë kam dashur të ekspozoj bukurinë e vendit tim të origjinës dhe besoj se ky klip i ka shërbyer këtij qëllimi më së miri.

Ndërkohë kënga është punuar nga Elgit Doda dhe video me Pro Video.



1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron