Sipas Edmond Petrajt, mungesa e një reagimi për protestat e dhunshme në Tiranë, ishte fatale për Erion Veliajn. Avokati shprehet në “Repolitix” në Report Tv se protestat e gjetën kryeqytetin të papërgatitur duke e përfshirë në akte të dhunshme.
“Kryetari i bashkisë së Tiranës ka qenë i vetmi që nuk ka reaguar për protestat e dhunshme, djegiet dhe shkatërrimet në Tiranë. Kjo për të ka qenë goditja finale dhe fatale e tij. kjo ndoshta ka lënë një pikëpyetje shumë të madhe duke lindur kronologjia nga 2018 me zërat që thoshin Qori është bishtëz e Veliajt. Megjithatë, kjo s’ka elementë për t’u diskutuar më sepse gjërat kanë dalë tashmë hapur. Tirana u dogj, u shkatërrua, u plaçkit, u gjet e papërgatitur si asnjëherë më parë me 12 ditë protesta të dhunshme”, tha Petraj.
Lajmi kryesor:
‘Lufta Veliaj-Rama nisi që prej arrestimit’, Duraj: Kryeministri ndërhyri në pushtetin vendor, kryetari e kuptoi lojën kur u dha vendimi i Gjykatës së Lartë







