Besa : Së shpejti 3 këngë dhe 1 klip

Besa : Së shpejti 3 këngë dhe 1 klip
Këngëtarja e talentuar shqiptare Besa Kokëdhima, do të vijë së shpetji për publikun me projekte të reja muzikore. Besa ka bërë të ditur se ka realizuar tri këngë dhe së shpejti do të vijë me një klip të ri.
“Jam duke realizuar 2-3 këngë të reja, ndoshta një pjesëmarrje në festival, dhe një klip të ri. Preferoj të marr pak kohë ndër projekte pasi ndjej se më ndihmon të rigjeneroj idetë”, ka thënë Besa.
Përveç kësaj ajo ka pohuar se është duke e jetuar dashurinë e jetës dhe nuk është duke menduar për martesë.“Mendoj se po jetoj dashurinë e jetës sime. Eldi është partneri më i mrekullueshëm dhe jam kaq e lumtur që dashuria jonë forcohet ndër vite. Ndjehem shumë me fat”, ka shtuar Besa.

SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm