Besa vjen me kolazh këngësh
për Krishtlindje, në janar klipi me 2po2

Besa vjen me kolazh këngësh<br />për Krishtlindje, në janar klipi me 2po2
Këngëtarja e njohur shqiptare Besa Kokëdhima  ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të përshëndetur dhe uruar fansat  e saj. Ajo ka publikuar një album me tetë këngë festive të kënduara në shqip  të titulluar “Besa për festat”. 



Këngët janë publikuar në kanalin e saj zyrtar në YouTube. Besa është shfaqur mjaft e kuruar dhe ngjyrat mbizotëruese të klipeve të saj nuk mund të ishin veç të kuqes dhe të bardhës. Xhirimet e videove janë realizuar në qendër të kryeqytetit, në sheshin Skëndërbej, në një atmosferë festive.



Ndërkohë ashtu siç ka pohuar këngëtarja në intervistë për rubrikën Pink Report në emisionin “Rreze Dielli” në ditët e para të janarit 2014 ajo do të publikoi klipin më të ri, i çili vjen në bashkëpunim me reperin 2po2.  

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Bremer i dëmtuar, Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos

Bremer i dëmtuar, Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos