Besard Berisha i papërmbajtshëm,
vetëm 1 gol larg historisë

Besard Berisha i papërmbajtshëm,<br />vetëm 1 gol larg historisë
Sulmuesi i njohur shqiptar nuk ndalet së shënuari në kampionatin australian të futbollit.

Kësaj rradhe janë tre të shënuar brenda një ndeshje gjatë fitores 3-0 të Melburn Viktori në fushën e Uestern Sidnei Uanderers.

Ky “Hat Trick” e çon atë në kuotën e 89-të golave vetëm 1 më pak se Arshi Tompson, shënuesi më i mirë.

Berisha ka shkelqyer që kur ka shkelur në Australi për të vazhduar karrierën duke u bërë “idhull” për tifozerinë.

Nëse ai ja del të shënojë në sfidën e rradhes, në derbin ndaj Melbourne City-t do të barazojë numrin e golave të Tompson ndërsa një dopietë bën që emri i tij të shkruhet me shkronja të arta, duke e shpallur golashënuesin më të mirë të Ligës A të Australisë.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani