Berisha po shkëlqen në Kampionatin e Australisë. Ai deri më tani ka shënuar 18 gola në 24 paraqitje për skuadrën Brisbane Roar. Golin e fundit e shënoi të dielën në barazimin 1:1 që Brisbane e arriti në shtëpi me Adelaide Unitedin.
Shkëlqimi i Berishës ka impresionuar edhe përzgjedhësin e ri të Shqipërisë, italianin Gianni de Biasi dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit. Trajneri De Biasi llogarit në shërbimet e Berishës për eliminatoret e botërorit "Brazili 2014".
Për shkak të largësisë së madhe, De Biasi dhe FSHF-ja kanë planifikuar të ftojnë Berishën vetëm atëherë kur në program janë nga dy ndeshje. Në raste të tilla udhëtimi i gjatë është vlerësuar se nuk do të jetë problem, pasi grumbullimet zgjatin rreth 10 ditë.
