TIRANE- Presidenca ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama përballë godinës së kreut të shtetit, ku tha se nuk duhet të disktutohet nëse tubimi i neërm duhet të quhet Besëlidhje apo Besëlike. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi thotë se e mirëkupton për stresin që i jep fjala 'Besëlidhje', duke e akuzuar shefin e qeverisë se e ka ndërtuar karrierën e vet në pabesi.

"Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje! Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës! Duke kaluar dhe vijën e kuqe, ate të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje. Jepini zanaksin të qetësohet!", shkruan Blushi.