Mero Baze: 'Besëprerja e dytë' e Bashes, si alibi për partinë Meta-Berisha

Mero Baze: 'Besëprerja e dytë' e Bashes, si alibi për partinë Meta-Berisha

Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ilir Meta më në fund e gjeti motivin publik që e bashkon me “foltoren” Meqë vet ende nuk është në Listën e zezë të SHAB dhe nuk ka halle të ngjashme me Berishën, gjeti më në fund shpëtim tek Gazmend Bardhi. Deklarata e këtij të fundit se LSI ka refuzuar 15 vende të sigurta në listën e PD në bisedimet parazgjedhore, ka mjaftuar që Ilir Meta ti jap kushtrimin çdo anëtari të LSI të tregoj nga një histori se si i ka tradhtuar Lulëzim Basha më 2021. Prej 24 orësh çdo zyrtar i LSI ka detyrë të tregoj së paku një histori që të provojë “besëprerjen” e Lulzim Bashës. Secili tregon “besëprerjen” nga Luli i vet. Kështu ajo e Elbasanit tregon si e preu në besë Bardhi, i Korçës si e preu në besë Salianji, i e kështu me rradhë. Bëhet shumë kujdes që në ato qarqe që kanë drejtuar deputetë që janë me Foltoren të mos flitet për besëprerje. Për shembull në Durrës nuk ka zëra për besëprerje meqë ishte Paloka, apo në Kamzës meqë ishte Noka.

Interesant është se shumë prej këtyre që kanë dal të rrëfejnë tradhtinë e Bashës më 2021, nuk kanë qenë në takimin negociues mes Bashës e Bardhit nga një anë dhe Monika Kryemadhit e Luan Ramës nga ana tjetër.

Në fakt negociatat LSI i ka zhvilluar me Berishën dhe për konfirmim shkonte tek Basha, por ideja e tyre për të dal më vete ka qenë “besëprerja” e tyre ndaj opozitës me shpresë se do bëheshin faktor vendimtar për qeverinë. As Ilir Meta dhe askush në LSI nuk ka menduar që do të dal me 4 deputetë, ndërkohë që ka refuzuar 3 herë më shumë në listat e PD. Plani i tyre ishte të diktonin formimin e qeverisë në Shqipëri, pra të tradhtonin dhe PD nëse i duheshin votat e tyre Ramës.

Ky plan dështoi dhe tani që PD është në një proces ndarje të madh, dhe sidomos pas përjashtimit të mudnësisë që Basha i bëri një aleancë të ardhëshme me Ilir Metën, ky i fundit thjesht po gjen një mënyrë se si ti bashkohet foltores.

Dhe duket se e gjeti motivin të njëjte me Berishën, pasi po përpiqet të provojë se Basha është dy herë “besëprerë” një herë me Berishën një herë me LSI. Është thjeshtë një mënyrë për të hequr turpin ti bashkohen foltores.

Në fakt aty është vendi real i tyre në skenën politike. Dhe sikur të mos ndodhte rrëfimi i sinqert i Gazmend Bardhit, për mënyrën se si LSI ka humb shansin të kishte 15 deputetë, çfarëdo që të ndodhte, Meta Berishën do të zgjidhte. Nuk është duke bërë ndonjë zgjidhje të gabuar. Është zgjidhje e diktuar nga fati i përbashkët.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi