“Dënimin e kemi me komunizmin, nuk e kishim në aspektin e dënimit të individit, por në aspektin e dënimit të krimit që i kishte sjellë fatkeqësi këtij kombi. Përsëritet krimi në rrugë të ndryshe dhe në forma të ndryshme, siç po përdoret tani çështja e krimit të drogës, e krimit të rrugës, e krimit që ka pushtuar dhe po anatemon qetësinë dhe zhvillimin e këtij vendi"-thotë Besim Ndregjoni.
I pytur për dëmshpërblimet e ish të përndjekurve politik, Ndregjoni shprehet dëmshpërblimi është një e drejtë ligjore, por që është përdorur politikisht nga pushtetet.
“Nuk ke pse me bo ndarje klasash tek të përndjekurit politik.Dëmshpërblimin e quaj një manovër të poshtër politike, që përdoret për politikë dhe aspak që të integrojnë të përndjekurit politik"- tregon pë Report TV, Presidenti i Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni.
Besim Ndregjoni u shpreh se qytetarët shqiptarë duhet të zhvillojnë protesta për ngritur zërin ndaj padrejtësive politike dhe shoqërore.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO











